Teknologjia e kultivimit të Majdanozit në fushë të hapur




Majdanozi është bimë perimore me origjinë nga pellgu i Mesdheut. Në vendin tonë megjithëse njihet gjerësisht, ka përdorim të kufizuar, por që duhet të përhapet më shumë.

Përse majdanozi meriton të ketë më shumë përhapje në vendin tonë?
Sepse kjo bimë ka gjetur një përdorim të gjithanshëm në guzhinë për vlerat ushqimore që ka. 

  • Gjethet e majdanozit mund të përdoren gjatë gjithë vitit në supa të ndryshme, sallata ose të konservuara.
  • Frutrrënjori mund të gatuhet në supë dhe gjellë të ndryshme.
  • Përmban multivitamina, ka një përqindje të lartë betakaroteni, vitamine B12, klorofil, kalcium, vitaminë C më shumë se tek agrumet.
  • Majdanozi përmban acide lyrore thelbësore, acidin alfa-linoleik që sëbashku me acidet lyrore omega 3 dhe omega 6, përbëjnë acidet kryesore më të rëndësishme të organizmit. Përmban gjithashtu proteina, fosfor, hekur, vitamina K.

Cilat janë kërkesat e majdanozit për klimën, tokën dhe parabimën?
Majdanozi është bimë e klimës së ngrohtë. Duron mirë temperaturat relativisht të ulëta

  • Temperatura minimale për rritjen është 4-5°
  • Temperatura optimale e rritjes është rreth 20°C
  • Temperaturat e ulëta e të vazhdueshme (5-7°C), mund të shkaktojnë lulëzimin e parakohshëm, që në vitin e parë duke dëmtuar prodhimin.

Kujtesë për kultivuesit e majdanozit!
Kërkesat ujore janë të larta, prandaj dhe është e nevojshme të sigurohen kushte të mira lagështie gjatë gjithë fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve të majdanozit.

Në cilat toka shkon më mirë majdanozi?
Majdanozi mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella e të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike, me lëndë organike, me pH 5.5-7. Nuk pëlqen tokat e rënda dhe që formojnë kore.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë majdanozit?
Parabimë të mira për majdanozin janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e majdanozit pas vetvehtes ose pas një bime tjetër të familjes ombrellore. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 3-4 vjet. 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e majdanozit

Data e publikimit: 29/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë