Shega nuk preket aq shumë nga sëmundje dhe dëmtues sa pemët e tjera frutore. Megjithatë edhe tek kjo bimë sëmundjet dhe dëmtuesit ndikojnë në uljen e prodhimit dhe cilësisë së frutave. Prandaj parandalimi dhe luftimi i tyre merr rëndësi të veçantë.
Sëmundjet kryesore të shegës
Black heart (Alternaria spp)
Kjo sëmundje shfaqet në pranverë dhe prek gjethet e reja, lulet dhe frutat e vegjël. Në gjethe shfaqen njolla të vogla të errëta dhe të çrregullta. Infeksioni i frutave, nga kjo sëmundje, ndodh në lulëzim, ku nëpërmjet pistilit infeksioni kalon tek frutat dhe përparon në brendësi të frutit duke e shkatërruar plotësisht ose pjesërisht kokrrën në brendësi.
Luftimi i sëmundjes bëhet me fungicide duke bërë trajtime para dhe pas lulëzimit.
Rekomandohet trajtimi me Difenoconazole, Penconazole, Tebuconazole, Mancozeb, Hidroksid bakri, në fillim në mes të fazës së lulëzimit dhe menjëherë pas lidhjes së frutave.
Kalbëzimi i frutave (Asspergillus niger)
Sëmundja shfaqet më shumë pranë periudhës së pjekjes dhe është një problem gjatë ruajtjes së shegës. Simptomat e para shfaqen në formën e njollave ngjyrë kafe e cila gradualisht bëhet ngjyrë kafe në të zezë. Duke avancuar sëmundja prek një masë të madhe të frutit duke i prishur pamjen. Frutat e kalbur lëshojnë një erë të thartuar. Në qoftë se frutat priten, nga brenda ato janë të mbuluara me myk të zi.
Dëmtuesit kryesore të shegës
Carob Moth (Ectomyelois ceratoniae Zell)
Është dëmtuesi më i rrezikshëm i shegës. Larvat ushqehen me pjesët e brendshme të frutave dhe e prishin shumë cilësinë e frutave. Bimë të tjera bujtëse të këtij dëmtuese janë edhe agrumet dhe bajamja. Për luftimin e këtij dëmtuesi rekomandohet spërkatja me Bacillus thuringensis në stadet e para të rritjes së frutit.
Afidet (Aphis punicae passerini)
Janë ndër dëmtuesit më të rrezikshëm dhe më të përhapur të shegës, por që luftohen lehtë. Prekin, zakonisht, gjethet e reja dhe majat e lastarëve të rinj si dhe lulet dhe frutat. Ky dëmtues shkakton uljen e sasisë dhe të cilësisë së prodhimit. Për luftimin e tyre përdoren preparate të sistemit sa herë të shfaqen.
Çrregullime të tjera tek shega
Çarja e frutave dhe djegia nga dielli
Çarja e frutave është problem kryesor i cilësisë së frutave. Është një çrregullim fiziologjik që ndodh për arsye të diferencës së intensitetit të rritjes midis epidermës (lëvores) dhe mesokarpit ose tulit. Çarja e frutave shpesh shkakton dëme të mëdha tek prodhuesit e shegës. Ka shumë shkaqe që ndikojnë në çarjen e futave midis të cilave përmendim:
Kontrolli i çarjes së frutave bëhet me masat e mëposhtme
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit tek shega
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumëEkzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:
Lexo më shumëSi evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?
Lexo më shumë