Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët e sallatës më të përshtatshëm për kultivim tek ne janë:
Disa prej tyre; Allias-78, Great lakes, Salakis F1, Ecquise, Calorice, Flameine, Koral.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË SALLATË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË SAJ:
Farërat e reja, të porsavjela, për të kaluar periudhën e qetësisë “gjumin”, para mbjelljes trajtohen me temperaturë të ulët, duke i futur në frigorifer në temperaturë 0°C, për 48 orë. Si rregull,15-20 ditë para vjeljes sallatës nuk i jepet azot, sepse ndikon për keq në cilësinë e prodhimit.
Si bëhet përgatitja e fidanit për mbjellje?
Sallata kultivohet me fidanë të parapërgatitur, por mund të mbillet edhe drejtpërdrejt me farë. Në vëndin tonë kultivohet vetëm me anë të fidanit si mënyra e vetme e kultivimit. Fidanët mund të përgatiten në vllaja tradicionale ose në tava polisteroli.
Në vllajat tradicionale, me gjerësi 1.0-1.2 m dhe gjatësi sipas kushteve, të plehëruar bollshëm me pleh organik të kalbur mirë, mbjellja bëhet duke përdorur 1-1.2 gram/m2(nga çdo m2 farishte sigurohen 600-700 fidanë të shëndetshëm sallate).
Për të mbjellë një dynym sallatë në fushë, është e nevojshme përgatitja e 25-30 m² farishte dhe nevojiten rreth 30-40 gr farë me fuqi dhe energji të lartë mbirëse.
Koha e nevojshme për përgatitjen e fidanit, në varësi të periudhës së përgatitjes, është 25-30 ditë në pranverë-verë dhe 35-45 ditë në stinën e dimrit.
Fidanët janë të gatshëm për tu mbjellë në fushë kur të kenë formuar 4-5 gjethe të vërteta.
Fidanë më të shëndetshëm dhe që nuk bëjnë firo gjatë mbjelljes në vendin e përhershëm, merren kur prodhohen në tava polisteroli me 240-300 fole.
Me këtë mënyrë përgatitjeje, për të mbjellë një dynym sallatë në fushë, përdoret gjysma e sasisë së farës, që përdoret në vllaja tradicionale(13-15 gr).
Në zonën e ngrohtë, për prodhim gjithëvjetor, mbjellja e sallatës bëhet në disa duar.
Në zonën e ftohtë mund të prodhohet në periudhën pranverë-verë dhe verë-vjeshtë.
Çfarë shërbimesh kryhen në farishte ?
Mbjellja në fushë. Cilat hapa të rëndësishme rekomandohen të zbatohen?
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Largësitë e mbjelljes në fushë ndryshojnë në varësi të kultivarëve, periudhës së mbjelljes dhe asaj të vjeljes. Distancat më të rekomanduara janë: 30-40 cm midis rreshtave dhe 20-30 cm brenda rreshtit me dendësi 8.3-16.7 bimë/m².
Mbjellja e fidanëve të sallatës në tokë bëhet me dorë(me kunj) në sipërfaqe të vogla dhe me makinë mbjellëse fidanash në sipërfaqe më të mëdha.
Në varësi të tipit të tokës dhe gjendjes së saj, 1-2 ditë para mbjelljes, bëhet paraujitja e ngastrës për të siguruar një zënie më të mirë të fidanëve. Mbjellja e tyre bëhet herët në mëngjes ose pasdite vonë, në orët më pak të nxehta të ditës. Menjëherë pas mbjelljes kryhet përsëri ujitja.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për sallatën pas mbjelljes në fushë?
Shërbimet kulturale më të rëndësishme janë ujitja, plehërimi, luftimi i barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Ujitja: Sallata, gjatë gjithë periudhës së kultivimit, kërkon lagështi të njëjtë në tokë. Në fazat e para të periudhës bimore është e nevojshme që, për çdo javë, të sigurohen të paktën 25 mm ujë. Më tej kërkesat për ujë janë më të mëdha. Më të mira e cilësore janë ujitjet në formë shiu, të ciat krijojnë mikroklimë më të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.
Gjatë ujitjeve tregohet kujdes që në ngastër të mos krijohen pellgje e vatra ujëmbajtëse, ndërsa gjatë vjeshtës dhe dimrit kujdesi tregohet për mbajtjen në gadishmëri të plotë të sistemit të kullimit.
Prashitjet: Kujdes i veçantë tregohet për mbajtjen e tokës së shkrifëruar, në mënyrë që të sigurohet një ajrim i plotë i saj për zhvillimin normal të sistemit rrënjor dhe përvetësim sa më të mirë të lëndëve ushqyese. Njëkohësisht me prashitjet bëhet i mundur dhe luftimi i barërave të këqija si dhe mbrojtja e bimëve të sallatës nga sëmundjet që prekin sistemin rrënjor.
Plehërimet. Gjatë periudhës bimore kryhen me kujdes, në kohë e pa teprime.
Plehrat azotike normalisht përdoren në 1-2 duar, e para në prashitjen 7-8 ditë mbas mbjelljes së fidanit (më mirë me nitrat amoni) dhe e dyta rreth 15-20 ditë pas të parës.
Për sa i përket plehërimit potasik (K2O), nevojat më të mëdha bima i ka gjatë rritjes së masës gjethore dhe formimit të “kokave”. Në tërësi tokat e vendit tonë rezultojnë me përmbajtje të mjaftueshme të potasit. Ky plehërim këshillohet të bëhet me doza të ulëta, rreth 6-9 kg/dyn.
Në toka të varfëra me potas përdoren doza, deri dy herë më të larta dhe përdoren plehëra të thjeshtë, si sulfat potasi.Plehërimi fosforik mjafton 6-8 kg/dyn P2O5
Plehrat fosforike dhe potasike shpërndahen në punimet përgatitore të tokës, para mbjelljes së fidanit në fushë.
Normat orientuese të plehërimit për sallatën VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I SALLATËS
Klasifikimi i pjellorisë | Niveli i pjellorisë së tokës | Rendimenti i planifikuar (kv/ha) | ||
1200 | 1400 | 1800 | ||
A – për plehëra organike (kv/ha) | ||||
Tokë shumë e varfër | <10 % | 1300 | 1500 | 2000 |
E varfër | 10-15 % | 1000 | 1200 | 1600 |
E mesme | 16-25 % | 750 | 950 | 1200 |
E pasur | 26-40 % | 550 | 700 | 900 |
Shumë e pasur | >40 % | 300 | 400 | 500 |
B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) | ||||
Tokë shumë e varfër | <3 (mg për 100 gr tokë) | 264 | 330 | 429 |
E varfër | 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) | 165 | 231 | 297 |
E mesme | 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) | 99 | 132 | 198 |
E pasur | 9.1-12 (mg për 100 gr tokë) | 33 | 66 | 99 |
Shumë e pasur | >12 (mg për 100 gr tokë) | - | - | 33 |
C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) | ||||
Tokë shumë e varfër | <2 (mg për 100 gr tokë) | 195 | 221 | 260 |
E varfër | 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) | 130 | 156 | 195 |
E mesme | 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) | 65 | 91 | 130 |
E pasur | 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) | 26 | 26 | 65 |
Shumë e pasur | >8 (mg për 100 gr tokë) | - | - | - |
D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) | ||||
Tokë shumë e varfër | <6 (mg për 100 gr tokë) | 650 | 750 | 900 |
E varfër | 6.1-12 (mg për 100 gr tokë) | 450 | 550 | 700 |
E mesme | 12.1-18 (mg për 100 gr tokë) | 250 | 350 | 500 |
E pasur | 18.1-24 (mg për 100 gr tokë) | 100 | 150 | 300 |
Shumë e pasur | >24 (mg për 100 gr tokë) | - | - | 100 |
Mbrojtja e sallatës
Sallata ka periudhë të shkurtër kultivimi. Në kushte të përshtatshme kultivimi ajo nuk preket nga sëmundjet dhe dëmtuesit, kështu që kultivuesit më shumë angazhohen në masat agroteknike duke eleminuar kështu preparatet kimike, gjë që e bën sallatën më të pastër kimikisht dhe më të pëlqyeshme si konsum i freskët.
Mulçërimi
Rezultate të mira për prodhimin dhe cilësinë e sallatës po merren me kultivimin e saj në kushte të mulçërimit me fletë plastike.
Pas përgatitjes së mirë të tokës dhe shpërndarjes së plehërave në plehërimin bazë, bëhet ngritja e leheve (vllajave) me gjerësi 2-3 m dhe lartësi 15-20 cm dhe pastaj bëhet mulçërimi i sipërfaqes së tokës me fletë plastike të zezë ose transparente dhe vijohet me mbjelljen e fidanëve.
Cilat janë përparësitë e metodës së kultivimit me mulçërim të sallatës?
Mulçërimi i tokës është teknikë kultivimi me rëndësi dhe efektivitet të lartë në kultivimin e bimës së sallatës dhe perimeve në përgjithësi gjatë kultivimit të tyre në fushë të hapur. Ndikon dukshëm në rendimentin, cilësinë dhe hershmërinë e prodhimit, sepse:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi vjeljen dhe ruajtjen prodhimit te sallatës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëPërse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëPërse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë