Sasia e ushqimit që konsumohet nga dhitë varet nga disa faktorë sikurse janë rraca; seksi; mosha; madhësia; gjendja fiziologjike, pra nëse është barrëse, në fazën e tharjes apo në laktacion; sistemi i menaxhimit, pra ekstensiv (kryesisht në kullotë) apo intensiv (kryesisht në stallë).
Mbani parasysh. Konsumi ditor i lëndës së thatë tek dhitë është sa 3-5% e peshës së tyre trupore. Dhitë barrëse dhe ato në fazën e prodhimit të qumështit konsumojnë më shumë ushqim për të siguruar rritjen e kecit dhe prodhimin e qumështit. Dhitë e reja gjithashtu konsumojnë më shumë ushqim.
Kujdes! Keq menaxhimi i ushqimit ju sjell disa pasoja me tufën duke shkaktuar mbingopje e deri dhe ngordhje të kafshës; shkakton acidoza si rezulatat i ushqimeve të pa balancuara; krijimin e gurëve në kanalin urinar; si dhe helmime nga bimësia e pa kontrolluar e kullotave.
Kërkesat e dhive për lëndë ushqyese varen nga fazat e tyre fiziologjike, krahas kërkesave të tyre thjeshtë për mirëmbajtje. Ndaj, vëmendje të veçantë duhet ti kushtoni fazës së:
Cilët janë ushqimet bazë më shpesh të përdorura?
Kullota përbën burimin kryesor të ushqimit gjithëvjetor, kur kushtet e motit e lejojnë daljen e tufave në kullotë. Llogarisni nevojat: 1 dhi plotëson nevojat në 400 - 500 m², ndërsa 100 dhi kanë nevojë për 4-5 hektarë kullotë.
Bari i thatë është burimi kryesor i ushqimit të dhive veçanërisht në periudhën e dimrit. Veçanërisht bari i jonxhës është një ushqyes i mirë pasi përmban proteinë, vitamin, minerale e veçanërisht vlera të larta kalçiumi. Bari i thatë që konsumohet nga dhitë mund të jetë bar livadhi, i jonxhës ose tërfili. Konsumi ditor për çdo dhi varion nga 1 deri në 2 kg në ditë si përzgjedhje e lirë ose duke e ofruar dy herë në ditë.
Misri një burim i mirë energjie, vitaminash e mineralesh, që shërben edhe si produkti bazë për përgatitjen e koncentratit, ku ai zë 50-60% të përbërjes. Nëse e keni të pa mundur për ta përdorur atë gjerësisht, duhet të paktën ta siguroni në muajt e fundit të barrsmërisë si dhe gjatë laktacionit.
Blloqet minerale shërbejnë si burim i mirë vitaminash e mineralesh aq të rëndësishme për përthithjen e lëndëve ushqyese, riprodhimin si dhe shëndetin e tufave. Ato janë të domosdoshëm gjatë të gjithë vitit, e veçanërisht kur kafshët janë në stallë dhe në përgatitje për pjellje. Veçanërisht vitamina A, D dhe E janë të rëndësishme. Kujdes! Blloqet minerale për të imtat nuk duhet të përmbajnë baker, pasi ai është toksik.
A e dini se uji përbën rreth 87% të qumështit të dhisë? Ai duhet të ofrohet i freskët dhe i pastërt gjatë të gjithë kohës përmes lugjeve, kovave, apo mjeteve rrethanore gjithnjë higjenike. Parimi që duhet të ndiqni është: “Më shumë ujë - më shumë qumësht”.
Mbani parasysh! Dhitë pëlqejnë ujë më të ngrohtë dhe ulin marrjen e ujit kur ai është nën 5°C. Kur temperatura arrin në 15°C, ato pijnë 4 fishin e lëndës së thatë. Pra, nëse një dhi merr 2.2 kg lëndë të thatë, ka nevojë për rreth 9 litra ujë.
Ja disa raporte orientuese të ushqimeve që duhen përdorur në faza të ndryshme.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për kullotat pyjore si bazë e sigurimit të ushqimit për të dhirtat
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëLule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumë