RIPRODHIMI TEK TË DHIRTAT




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Sistemet e përdorura për përmirësimin racor, përcaktojnë format e përzgjedhjes së kafshëve meshkuj dhe atyre femra dhe mënyrën e çiftëzimit të tyre. Përmes sistemit të përdorur, ju përcaktoni drejtimin afatgjatë të fermës - qumësht, mish, drejtim i dyfishtë. 

Nëse jeni të interesuar për kombinimin e karakteristikave që sjellin një pasardhës me përformancë më të mirë sesa ajo e prindërve të tyre duke çiftëzuar dy raca të ndryshme, ju aplikoni në këtë rast Kryqëzimet. 

Nëse jeni të interesuar për kombinimin e karakteristikave që sjellin një pasardhës me përformancë më të mirë sesa ajo e prindërve të tyre duke çiftëzuar prindër nga e njëjta race e pastër, ju aplikoni në këtë rast përmirësimin Racë e Pastër. Pra, për të përfituar një pasardhës racë e pastër në çiftëzim, përdorni cjapin racë e pastër dhe dhinë racë e pastër.

Çfarë është çiftëzimi rastësor? 

Çiftëzimi rastësor ndodh atëherë kur një numër cjepsh kryqëzohen me dhitë e një tufe në mënyrë të pakontrolluar.  Kjo është një metodë e thjeshtë, e lirë, ku dhitë mund të pjellin në çdo periudhë, për pasojë edhe ju mund të tregtoni kecat në çdo periudhë. 

KUJDES! Kjo metodë ka rreziqet e saj, si ai i bashkëgjakësisë, si dhe rreziku i lartë i përhapjes së sëmundjeve

Çiftëzimi me përzgjedhje ndodh atëherë kur dhitë më të mira të tufës çiftëzohen me cjeptë më të mirë. Avantazhet e kësaj metode janë përmirësimi racor i cilësive më të larta gjenetike, por nga ana tjetër disavantazhet tregojnë se kjo metodë është e vështirë të zbatohet në kushte të zakonshme mbarështimi, ka mungesë të aftësive teknike përfshirë këtu edhe mungesën e mbajtjes së të dhënave.  

Për zbatimin e një sistemi të suksesshëm çiftëzimi, ju këshillojmë t'i kushtoni vëmendje: 

  • Përzgjedhjes së kafshëve sipas karakteristikave të dëshirueshme për të qenë prindër të brezit të ardhshëm.
  • Skartimit ose procesit të largimit nga tufa të individëve jo produktivë (dhitë të vjetra, nëna me aftësi të dobët mëmëzimi, riprodhim të ulët, si dhe kafshët me sëmundje kronike)
  • Shkallës së çiftëzimit, duke patur parasysh se një cjap duhet të qëndrojë me dhitë në tufë për rreth 36-42 ditë, kjo pasi sigurohet çiftëzimi edhe për dhitë që e kanë humbur atë gjatë afshit të parë. Një cjap ju siguron çiftëzim të mirë në raport me rreth 25-30 dhi, por efektiviteti i tyre si i cjapit dhe i dhive varet nga kondicioni i tyre trupor në momentin e çiftëzimit.

Procesi i çiftëzimit dhe shtrirja kohore
Menaxhimi rutinë i tufës – dezinfektim gjiri, vaksinime, etj

Koha e afshit dhe momenti i çiftëzimit

Mbani parasysh se një proces çiftëzimi për të qenë i suksesshëm duhet të marrë në konsideratë Kohën e shfaqjes së afshit sikurse tregohet edhe në skemë.

Nëse tek dhitë dalloni përsëri shfaqje të mukusit pas 21 ditësh, duhet të kuptoni se dhija nuk është barrëse, në këtë rast nevojitet sërisht çiftëzimi me cjap. Përgjithësisht, dhija vjen në afsh pas 50-65 ditësh nga pjellja dhe periudha 2-3 muaj pas pjelljes është periudha e duhur e çiftëzimit me cjap. Kjo mundëson që në 2 vjet ju të realizoni në fermë 3 pjellje, gjithnjë, në varësi kjo të synimit tuaj mbi prodhimin dhe riprodhimin.

Bëni kujdes me çiftëzimet e parakohëshme, pasi ato shkaktojnë:

  • Shkallë e ulët barrsmërie 
  • Vështirësi gjatë pjelljes 
  • Rrezik aborti 
  • Lindje e parakohshme 
  • Prodhim i ulët qumështi dhe shkallë e ulët e rritjes së kecave

Bëni kujdes! Cjeptë për ndërzim nuk duhet të jenë as të dhjamosur dhe as skeletikë! Mosha e cjepve për riprodhim mund të jetë 8 muajshe duke qëndruar në shërbim të riprodhimit për 5 vite. Gjatë çiftëzimit, përgjithësisht cjapi ndjek dhinë duke shfaqur mungesë oreksi. Ndaj, ju duhet t'i kushtoni një rëndësi të veçantë peshës së cjepve. Nëse kemi rënie në peshë, cjeptë duhet të konsumojnë më shumë ushqim. Nëse cjeptë shtojnë në peshë, atëherë riprodhimi do të vështirësohet, në këtë rast ju duhet ta orientoni cjapin drejt humbjes së peshës. 

Nëse bie kapaciteti ndërzyes ose aktiviteti i cjapit, atij i duhet ofruar një përzierje me vezë dhe miell, gjë që do të mundësojë rikthimin në gjendjen aktive. 

Çiftëzimi duhet të kryhet në varësi të periudhës kur ju dëshironi ta orientoni daljen në treg e natyrisht nga kjo varet edhe periudha e pjelljes, nga e cila duke zbritur 5 muaj barrsmëri që të përcaktohet periudha e dëshiruar e çiftëzimit. 

Përgjithësisht, dhitë për ndërzim mund t'i shfrytëzoni deri në 7 vite. Elementë të rëndësishëm të menaxhimit të tyre përfshijnë kontrollin rutinë të thundrave. Nëse ato nuk kontrollohen e pastrohen në mënyrë të rregullt, thundrat do të mbi zgjaten, dhitë shfaqin vështirësi në ecje si dhe vështirësi gjatë momentit të çiftëzimit.  

Kujdes me Bashkëgjaksinë! Ajo ndodh kur sistemi i riprodhimit përfshin të njëjtën linjë gjaku të dhive të lidhur me paraardhësit e tyre si rastet e çiftëzimeve ndërmjet motrës dhe vëllait, babait dhe bijës, vëllait të babait dhe mbesës, vëllait të nënës dhe mbesës, etj. 

Cilat janë pasojat e bashkëgjakësisë?  

  • Rënie e vazhdueshme e kapacitetit
  • Pasardhësit mund të jenë në situata të veçanta: të dobët dhe të vegjël
  • Ulje e peshës dhe prodhimit
  • Tiparet e këqija mund të transmetohen tek pasardhësit
  • C'rregullimet gjenetike mund të transmetohen nga një brez në tjetrin
  • Ulet imuniteti
  • Mosha për pjelljen e parë mund të rritet nga njëra gjeneratë në tjetrën
  • Më të prekshëm nga sëmundjet

Për të shmangur bashkëgjaksinë, cjeptë duhet të qarkullojnë çdo 15 muaj, ose përdorimi i tyre duhet bërë në grupe duke i qarkulluar. 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Racat e Dhive më të Mbarështuara në Vendin Tonë

Data e publikimit: 31/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë