VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË QEPËS




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Si ndryshon afati i vjeljes së qepës në varësi të mbjelljes me fidan apo me qepujkë? Vjelja e qepës së thatë bëhet:

  • në muajin korrik-gusht për qepën e mbjellë me qepujkë.
  • shtator-tetor për qepën e mbjellë me fidanë. 

Shenjat për vjelje janë zverdhja e gjetheve dhe fillimi i tharjes, ndërsa cipa e jashtme e qepës ka marrë ngjyrën karakteristike të kultivarit.

Qepa e vjelur lihet të thahet mirë dhe pastaj ambalazhohet e futet në ruajtje. Qepa mund të ruhet dhe të tregëtohet;

  • Në mënyrën tradicionale duke e thurur kurorë me bishtat e saj.
  • Futet në qeska standarte në formë rrjete dhe të tilla ruhen në magazinë me temperaturë të kontrolluar dhe po kështu tregëtohen.

Vjelja e qepës së njomë dhe gjysëm të thatë bëhet pothuajse gjithëvjetore duke bërë pastrimin dhe ambalazhimin e saj, para se të dalë në treg.

Data e publikimit: 11/05/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I QEPËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të kërpudhave

Përse kërpudhat meritojnë të përhapen më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Cilët janë produktet me bazë bakri dhe përdorimi i tyre?

Cilët janë produktet me bazë bakri dhe përdorimi i tyre?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KUNGULLIT TË DIMRIT NË FUSHË TË HAPUR

Kur duhet të bëhet mbjellja e fidanëve të kungullit të dimrit në fushë të hapur?

Lexo më shumë