REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Kultivimi i kërpudhave, është mjaft i rëndësishëm si për nga aspekti ekonomik po ashtu edhe nga aspekti i përdorimit të tyre në ushqim. Kultivimi i tyre ka traditë mjaft të gjatë. Kërpudhat i kanë kultivuar edhe grekët dhe romakët e vjetër. Në të ushqyerit e njeriut, kërpudhat përdoren në forma të ndryshme. Përmbajnë lëndë të thatë 10 – 15 %.
Përse kërpudhat meritojnë të përhapen më shumë në vendin tonë?
Kjo sepse:
Cila është biologjia e kërpudhave?
Kërpudhat i përkasin “mbretërisë” së kërpudhave, një grup i dallueshëm nga bimët, kafshët dhe bakteret.
Kërpudhat nuk kanë funksionet e rëndësishme të bimëve; aftësinë për të përdorur energjinë diellore duke formuar klorofilin.
Kërpudhat varen nga organizmat e tjerë për ushqim, atë e marrin nga materiali organik në të cilin jetojnë.
Trupi i kërpudhave është miceli, i cili është i përbërë nga hifet. Në raste të veçanta, sporet seksualisht të pajtueshme bashkohen dhe formojnë hifet dhe micelin.
Strukturat më të mëdha të prodhuara nga sporet ( më të mëdha se rreth 1 mm) quhen kërpudha. Kjo është pjesa e dukshme e organizmit por, në fakt ajo është vetëm frutifikimi i trupit dhe pjesa më e madhe e organizmit të gjallë që është gjetur nën tokë ose brenda në dru.
Mënyra e jetesës nuk ka të bëjë me ngrënshmërinë e tyre;
Kërpudhat, të dyja llojet, të ngrënshme dhe helmuese (Sipas studimit dhe botimit të Prof. Jordan Mërkuri ) në “Kultivimi i kërpudhës”, botim i vitit 2014, mund të gjenden në të tre grupet. Të përbashkët kanë faktin që janë saprofitë ose organizma që ushqehen si parazitë. Numri dhe cilësia e organeve dhe frutave varet nga mjedisi. Faktorët më të rëndësishëm për të nxitur organet frutore janë:
Këta faktorë ndryshojnë nga kërpudha në kërpudhë. Shumica e ndryshimeve që nxisin frutifikimin kanë një efekt negativ në rritjen vegjetative të micelit.
Rritja e micelës mundet të zhvillohet më mirë në errësirë, por drita është thelbësore për frutifikimin.
Organet fillestare të frutifikimit të kërpudhës do të formohen në fillim të fazës riprodhuese. Në kushte optimale do të zhvillohen shumë shpejt. Ushqimi transportohet prej micelit në drejtim të trupave frutorë nga prania e lagështisë.
Kërpudhat kanë nevojë për masë organike të dekompozuar. Në natyrë ato rriten në gjethet e rëna, jashtëqitjet e kafshëve, apo trungje druri të prera.
Kërpudhat Oyster mundet të rriten në natyrë në drurë të prerë. Ato mund të kultivohen në një gamë të gjerë të materialeve që përmbajnë mbeturina ligno-celulozës.
Si emërohen me emrat e zakonshëm dhe ato shkencorë kërpudhat?
Emrat shkencorë të kërpudhave përdoren shpesh pasi sjellin më pak konfuzion se emrat e gjuhës së folur.
Emri i kërpudhës Oystern vlen për më shumë se 20 lloje të ndryshme të kërpudhave, secila me karakteristikat e saj të kultivimit të tilla si: temperatura optimale, ngjyra dhe normat e rritjes.
Cilët janë disa kërpudha të zakonshme?
Kërpudhat e bardha (Agaris bisporus) Europë
Shitaket (Lentinus edodes) Kinë
Pinellja/Kërpudha perlë (Pleurotus ostreatus) Florida SHBA
Velvet stem mushroom (Flamulina velutipes) Japoni
Paddy straw mushroom (Volvariella volvacea) Kinë, Japoni
Kërpudha veshçifut (Auricularia auricula) Kinë, Japoni
Kërpudhat Reishi (Ganoderma lucidum) Japoni
Kapelë të lehta peshore (Pholioto nameko) Kinë, Japoni
Kërpudha Peme (Tremella fuciformis) Taivan
Tartufi veror (Tuber aestivum) Europë, Zelanda e re, Australia
Cila është ekologjia e kërpudhave?
Kërpudhat, janë të varura nga organizmat e tjerë për ushqimin e tyre.
Tri janë mënyrat e jetesës së kërpudhave:
Struktura e trupit të kërpudhës paraqitet si më poshtë:
Çfarë kuptojmë me ciklin jetësor të kërpudhave?
Cikli i jetës së kërpudhave është i thjeshtë, ai fillon nga çlirimi i sporeve nga sipërfaqja që ka spore. Miliona spore çlirohen në mjediset (ajër, ujë, etj). Kur kushtet janë të përshtatshme, sporet mbijnë duke dhënë fije të vogla të quajtura hife. Hifet e përshtatshme seksualisht bashkohen sëbashku për të formuar një rrjet apo fill të quajtur micelë nga e cila rritet dhe zhvillohet në një kërpudhë. Kërpudhat shumohen duke prodhuar miliona spore e kështu riciklohet proçesi.
VËMENDJE! Si bëhet rritja e micelës/farës?
Në praktikë kultivimi i kërpudhave të ngrënshme nuk bëhet me spore. Madhësia e tyre shumë e vogël e bën të vështirë për t’u realizuar,karakteristikat e tyre gjenetike mund të ndryshojnë nga ato të prindërve të tyre si dhe merr shumë kohë për t’u realizuar dhe kërkon laboratorë shumë të specializuar. Kërpudha e dëshiruar duhet të jetë në gjendje të mbijë dhe zhvillohet në substrakt para kërpudhave ose baktereve të tjera. Për të arritur këtë, micela e kërpudhave, e përgatitur (e lirë nga çdo ndotës) futet një material steril ose i pastër. Ky material quhet farë ose micelë. Duke e përdorur këtë farë/micelë është më e garantuar ecuria.
Si bëhet përgatitja e kulturës së pastër për prodhimin e shtamit të kërpudhës ?
Izolimi i shtameve realizohet nga një kërpudhë e egër e mbledhur në pyll nga specialistë që i njohin mirë ato, ose edhe nga një frut i rritur mirë i një kërpudhe të kultivuar me sporet të izoluara nga prindi. Sporet e reja të izoluara kanë potencial të lartë për të nxjerrë një shtam të ri, por ecuria e tyre nuk është e parashikueshme. Fara bëhet edhe me kulturën e pastër të micelit, duke e klonuar atë.
Si përgatitet kultura mëmë?
Kultura mëmë përgatitet nga përzierja e tallashit dhe krundeve të grurit në raportin 2 : 1. Gjithashtu hidhet 0.2% karbonat kalciumi në përzierje. Lagështia e përzierjes mbahet në 65%. Masa kalon në qese propileni (18x25 cm) që mbushen me 200g përzierje. Këto qese sterilizohen në autoklavë për një orë në 121oC në presion 1.5kg/cm2, lihen të ftohen për 24 orë dhe dërgohet në një vend të pastër. Në to inokulohet (futet) miceli kërpudhës në kushte sterile.
Si përgatitet substrati?
Zakonisht si substrat përdoret çdo substancë e pasur me lignino celulozë. Shumë e preferueshme është kashta e grurit, por edhe e elbit, orizit, thekrës, tallashi etj., ose edhe përzierja e tyre. Mënyra e përgatitjes së substrateve varet nga lloji i kërpudhave që do të kultivohen.
Tallashi (30% e volumit) plotësohet me grurë 15%, oriz 5%, karbonat kalciumi 0.02% dhe ujë 50% dhe të gjitha këto përzihen së bashku. Qeset e polipropilenit 22.5 x 30 cm mbushen me 1 kg substrate, sterilizohen në 121oC dhe në presion 1.5 kg/cm2 për një orë dhe më pas lihen të ftohen në temperaturën e dëshiruar për të kryer inokulimin (futjen e micelit farë) në një dhomë të errët. Në çdo qese hidhet farë (3% në volum) dhe mbyllet mirë dhe vendoset në errësirë për të kryer proçesin e inkubimit (rritjes) 19-23 ditë.
Fara e kërpudhës Shitake
Fara (miceli) e kërpudhave shitake prodhohet nga rritja e shtamit të izoluar të saj (kulturës së pastër) në një substrat të përshtatshëm dhe të sterilizuar:
- Në një ballon 500 ml;
- gotë 100 ml për përgatitjen e substratit me grurë ose thekër;
- gotë 50 ml me tallash druri;
- ½ lugë gjelle Sulfat kalciumi (gips);
- 120 ml ujë çezme të ngrohtë.
Fara e kërpudhës Pleurotus
Në përgatitjen e farës Pleurotus, zëvendësohet e njëjta sasi e karbonatit të kalciumit (gëlqere) në vend të Sulfatit të kalciumit (gips).
Si të rrisim kërpudhat Agaricus bisporus (kërpudhat e picave)?
Në vendin tonë kultivohen me substrat të përgatitur dhe të inokuluar. Thasët janë me dimensione (60-80x 60x 35 cm). Mjedisi i kultivimit të kërpudhave Agaricus bisporus duhet të jetë me lagështi 90-95%. Rregullimi i lagështisë së kërkuar bëhet me spërkatje me sprucim sa më të imët ose me lagien e herëpashershme të dyshemesë së ambientit. Lagështia e substratit (bazës ushqyese) duhet mbajtur në 68-70% gjatë tërë kohës së inkubacionit (rritjes). Nuk duhet të krijohen pellgje uji gjatë mjegullimit të ujit.
Shtresa sipërfaqësore e bazës ushqyese mund të mbrohet nga humbja e lagështisë nëse mbulohet me fletë të lagura të gazetave të cilat mbahen 12-16 ditë deri te vendosja e mbulesës, duke i lagur herë pas here. Për mbulimin e bazës ushqyese kurrë nuk duhet të përdoren qese plastike. Temperatura në vendet ku kultivohen kërpudhat në kohën kur rritet miceli në substratin ushqyes duhet të jetë 25°C.
Kujdes! Luhatjet e temperaturës më lart ose më poshtë, ngadalsojnë rritjen e micelit.
Mjedisi i kultivimit duhet ajrosur vazhdimisht, sepse në proçesin e inkubimit të substratit, çlirohet sasi e madhe e dioksidit të karbonit, i cili në përqendrim deri në 0.5%, mund të shkaktojë dëme në shumimin e micelit. Në këtë fazë fillojnë të shfaqen insekte të ndryshëm që mund të dëmtojnë prodhimin e kërpudhës, prandaj merren masa parandaluese (eleminimit mekanik). Mund të përdoren preparate kimike me bazë piretroide. Me shfaqjen e kapelës së kërpudhës, nuk përdoren kimikate, por ngrihen kurthe me pjata të lyera me shurup sheqeri. Kur baza ushqyese fillon të rritet, miceli duhet mbuluar me një shtresë minerale organike 3-4 cm, në mënyrë që nga miceli (bishti i kërpudhës), të nisë formimi i kërpudhave Agaricus bisporus. Për mbulesë përdoret dheu të cilit i është shtuar karbonati i kalciumit me të cilin arrihet pH 7.8-8. Për mbulesë, zakonisht mund të përdoret torfa, llum lumi dhe karbonati i kalciumit. Shtresa e mbulesës nuk duhet ngjeshur, por vetëm rrafshuar duke patur trashësi të njëjtë në tërë sipërfaqen.
Lagështia e ambientit në zonën e mbulesës duhet të jetë 60-65%, kurse lagështia e ajrit 90-95%.
Dy javë pas vendosjes së mbulesës, temperatura mbahet 22°C-25°C. Për 8-10 ditë kërpudha del mbi mbulesën gati deri te maja (rreth 2 mm nën sipërfaqe. Kjo vihet re lehtë kur paraqitet shkëlqimi blu në të bardhë. Atëherë temperatura duhet zbritur me 5-7°C, kurse lagështia e ajrit prej 85-90%.
Ajrosja e ambientit të kultivimit të kërpudhave ka shumë rëndësi për arsye se gjatë periudhës së rritjes, çlirohen sasi të mëdha të gazit karbonik, i cili nëse nuk largohet në kohë, mund të shkaktojë frenimin e rritjes së kërpudhave.
Si të rrisim kërpudhat Pleurotus ostreatus?
Kjo kërpudhë ka një përparësi të madhe pasi ajo nuk mund të ngatërrohet me kërpudhat helmuese.
Proçesi i prodhimit ndahet në fazat e mëposhtme:
Kultivimi i kërpudhës Oyster bëhet në dy mënyra;
Si të rrisim kërpudhat Shitake?
Shitaket janë kërpudha të ngrënshme që rriten në dru, në shumë lloje pemësh.
Rritja e kërpudhave shitake përfshin përdorimin e drurëve të fortë, drurë me diametër të vogël 7.62-15.24 cm, që normalisht kanë mbetur në pyje pas prerjes.
Cilët janë parametrat e hedhjes së farës tek Shitaket ? Kolonizimi i substratit:
Lagështia relative: 60-75% për trungjet; 90% për trungjet e tallashit apo trungjet artificiale.
Temperatura optimale është 25°C. Në temperaturë nën 5°C dhe mbi 35°C ndalon rritja e micelit. Drita nuk është e nevojshme.
VJELJA E PRODHIMIT TË KËRPUDHËS AGARICUS BISPORUS
Në një objekt kultivimi, Agaricus bisporus vilet rreth 4-5 herë. Koha midis dy vjeljeve është një javë. Periudha e vjeljes zgjat rreth 45 ditë. Në këtë periudhë temperatura e substratit duhet të jetë 150C-170C.
Kjo temperaturë konstante, në muajt e verës është e vështirë të mbahet nëse ambientet e kultivimit të kërpudhave, nuk kanë izolim të mirë që temperaturat e larta nga jashtë të mos depërtojnë në objekt.
Shpërndaj në rrjetet sociale: