Hapësirat brenda stallës për strehimin e të imtave përcaktohen duke mbajtur parasysh nevojat për krerë, numërin e krerëve, si dhe kategorinë e të imtave. Mbani parasysh se norma e rekomanduar për strehimin e një deleje ose dhije është 1 m², në fazën e barrsmërisë së vonë ato kanë kerkesë për hapsirë 1.2 m² për krerë, ndërsa të vegjlit rreth periudhës së shkëputjes (pra rreth 2 muaj) kanë nevojë për një hapsirë prej 0.25 m².
Kushtojini vëmendje hapsirës në grazhd! Ajo mundëson ushqim për të gjithë në mënyrë të barabartë.
Kushtojini vëmendje hapësirës së korridorit!
Mundësoni grupimin e kafshëve sipas fazave të zhvillimit!
Vendosni qengjat ose kecat për remont në hapësira të veçanta, të bollshme dhe të përshtatëshme duke garantuar mirëqenien e tyre;
Kujdes! Siguroni ndarje më vete për rurëzat dhe ftujat me qëllim që të eleminoni ndërzimin e parakohshëm dhe të pa kontrolluar të tyre;
Siguroni ndarje më vete për deshtë, milorët, cjeptë dhe ftujakët për të eleminuar ndërzimin e pa kontrolluar, si dhe për trajtimin e duhur të tyre duke siguruar rritje të fekonditetit.
Mundësoni vendpirjet e ujit të arritshme me lehtësi nga kafshët sipas nevojës, me prani të vazhdueshme të ujit të pastër e të freskët.
Cilat kushte duhet të garantoni brenda në stallë?
Kushtojini vëmendje temperaturës së ambjentit!
Kujdes me ventilimin!
|
Mungesa e ventilimit rrit ngarkesën mikrobike, nivelin e amoniakut e për pasojë nxit sëmundjet e frymëmarrjes, rrit nivelin e lagështisë dhe temperaturave në stallë, si dhe sjell prishje të stallave. Nëse do të dalloni bulza uji në çatinë e stallave apo lagështim të leshit të kafshëve, erë amoniaku, apo erëra të rënda, frymëmarrje të vëshirësuar të kafshëve, merrni masa për të siguruar ventilimin e stallës!
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me organizimin e territorit të fermës së të imtave
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëLule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumë