Mandarina është frut i pasur me vlera të larta ushqyese e curative, si dhe është e pasur me vitamina C, A, B dhe fosfor. Mandarina konsumohet e freskët ose në formën e lëngut, reçelit, likosë dhe shurupit.
Përse është i rëndësishëm kultivimi i mandarinës në një ambjent të qëndrueshëm?
Kërkesat për tokën:
- Mandarina rritet me sukses në të gjitha rajonet tropikale dhe sub-tropikale.
- Mandarina mund të kultivohet në një larmi të gjërë tokash.
- Tokat e mesme ose të lehta të kulluara mire, me pH 6.0 – 8.0, janë ideale për kultivim.
Përgatitja e tokës
- Pastrimi dhe sistemimi i parcelës.
- Analizat fiziko-kimike të tokës si pjellorisë, lëndës organike, pH, gëlqeres aktive.
- Sigurimi 400-500 kv/ha pleh organik dhe 10-12 kv/ha plehra minerale për plehrimin bazë.
- Përcaktimi i strukturës varietore, nënshartesës, distancave të mbjelljes, nevojës për fidanë.
- Punimi i tokës qilizëm 70-80 cm në muajin gusht ose 50-60 cm në vjeshtë.
- Diskimi kryq me disk të rëndë 20 cm + branë menjëherë pas rënies të shirave të para.
- Shpërndarja e plehrave organo-minerale.
- Plugimi 21-28 cm, 7-10 ditë pas diskimit të rëndë.
- Grejderim dysh 7-10 pas punimit të zakonshëm.
- Frezimi i tokës në thellësinë 16-20 cm, 5-7 ditë pas grejderimit.
- Piketimi i tokës dhe hapja e gropave 50x50 cm.
- Përgatitja e fidanit, mbjellja e shërbimet menjëhere pas mbjelljes në parcelë.
Mbjellja e fidanit
- Fidani para mbjelljes i nënshtrohet një kontrolli fitosanitar (pastërti nga sëmundjet e dëmtuesit).
- Dy tre ditë para mbjelljes në fushë fidanët ujiten në mënyrë që qeskat plastike dhe kubiku brënda tyre të ketë lagështinë e duhur.
- Kur vendoset bima në vendin e mbjelljes pika e shartimit orientohet nga veriu, për të evituar ose pakësuar në minimum daljen e thithakëve tek zona e shartimit.
Koha
- Koha më e mire e mbjelljes është mars- prill.
- Mbjellja e mandarinës në tetor-nëntor nuk këshillohet dhe konsiderohet me shumë rrezik.
Distanca e mbjelljes
- Mandarina mbillet në formë katrore ose katërkëndëshi.
- Në terren fushor dhe kodrinor të butë aksi kryesor do të jetë veriu.
- Në terrene të tarracuara të përcaktuara bimët vendosen në vijën e izoipsit të tokës.
- Përcaktimi i distancës është në funksion të kultivarit.
- Zakonisht blloku mbillet në formë kuadrati me distance 5 x 5 (katror) ose 5 x 4 (drejtëkëndësh).
- Pas mbjelljes bëhet një krasitje e lehtë e bimëve.
Specifikat e të ushqyerit të mandarinës
Plehu azotik
- Zhvillon shpejt kurorën dhe shkurton periudhën jo produktive të rinisë.
- Normat e plehërimit dhe koha e hedhjes është:
- për mandarinën në prodhim hidhet 240 gr azot lëndë aktive/për rrënjë.
- për mandarinën në rritje (jo prodhuese) 80-120 gr lëndë aktive/për rrënjë.
- Lënda aktive për çdo rrënjë gjysma e dozës hidhet para lulëzimit dhe gjysma tjetër hidhet në dy duar.
Plehrimi fosfatik
- Është i pazëvendësueshëm nga asnjë lloj tjetër plehu, sidomos për fazat e lulëzimit dhe pjekjes së frutave.
- Normat e plehërimit dhe koha e hedhjes është:
- për mandarinën në prodhim hidhet 250 gr P2O5 lëndë aktive/për rrënjë në vjeshtë bashkë me plehun organik.
- për mandarinën në rritje (jo prodhuese) 100-120 gr P2O5 hidhet lëndë aktive/për rrënjë.
Plehërimi potasik
- Mandarinaështë specie që e shfrytëzon kaliumin më shumë se çdo specie tjetër.
- Përdoret 100 gr (KO) lëndë aktive për çdo bimë në pranverë.
- Për mandarinat në prodhim norma më racionale e plehrimit është 100-150 gr (KO) lëndë aktive/për rrënjë.
Ujitja
- Mandarina kërkon ujitje në intervale të rregullta.
- Ujitja sigurohet në një interval prej 10 – 15 ditësh gjatë muajve të dimrit, ndërsa gjatë muajve të verës, sigurohet në një interval prej 5 – 7 ditësh.
- Ujitja është e nevojshme për lulëzimin, frutifikimin dhe rritjen e duhur të bimëve.
- Ujitja e tepërt mund të çojë në sëmundje si kalbja e rrënjës dhe kalbja e qafës së rrënjës.
- Ujitja me frekuencë të lartë është e dobishme.
- Uji i kripur është i dëmshëm për bimët e kultivuara.
- Tharja e pjesshme e tokës në pranverë mund të mos ndikojë në bimë.
Vjelja
- Vjelja duhet të kryhet me kujdes për të evituar dëmtimet e frutave dhe depërtimin e parazitëve kërpudhore.
- Vjelja duhet bërë në kohë të thate, ose të pritet derisa frutat të çlirohen nga kondesimet e ujrave.
- Treguesi themelor për pjekurinë e mandarinës është përmbajtja e lëngut e cila është përcaktuar në këtë mënyrë: a) 33 % për varietete te tjera të manderinës dhe b) 40 % për varietetin Klementinat.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi varietet e mandarinave të kultivueshme në kushtet e vendit tonë.