Kolërabi është një perime e familjes kryqore. Bima është e ngjashme me atë të lakrës kokë, që dallohen nga ajo, sepse në vitin e parë koçani, në pjesën mbitokësore, formon një trashje në formë rrepe tulore dhe gjethet janë të rralla, me bisht të gjatë e më të ngushtë se ato të lakrës kokë. Kultivohet kryesisht në vendet e Evropës Veriore, Qendrore e Perendimore.
Kolërabi në vendin tonë njihet pak dhe ka përdorim të kufizuar, por duhet të përhapet më shumë.
Përse kolërabi meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e kolërabit për klimën, tokën dhe parabimën?
Kolërabi, njihet dhe me emrin “lakra rrepë”, ka kërkesa klimatike e tokësore më të pakta në krahasim me lakrën kokë.
Dallohet për qëndrueshmëri më të madhe ndaj të ftohtit.
Kërkesat ujore janë të larta.
Kujtesë për kultivuesit e kolërabit!
Me shtimin e sipërfaqes gjethore dhe zmadhimin e frutit “rrepë” rriten edhe kërkesat për ujë.
Në cilat toka shkon më mirë kolërabi?
Kolërabi mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokës, mjafton që të jenë të thella, të freskëta dhe me aftësi të lartë ujëmbajtëse. Shumë i rëndësishëm, për kultivimin e saj është reaksioni i tokës i cili duhet të jetë me pH 6.5-7.5. Kripëzimi më i lartë i tolerueshëm nga kultura është rreth 1.5 %.
Cilat nga parabimët i përshtaten më shumë kolërabit?
Parabimë të mira janë të lashtat dhe gramoret e tjera, bimët bishtajore, patatja e herëshme etj.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja pas bimëve të të njëjtës familje(lakra kokë, lulelakra, brokoli, lakra kineze, lakra e Brukselit, repa, etj). Është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se pas 3-4 vjet.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e kolërabit?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e kolërabit duhet të kemi parasysh këto specifika të saj;
Punimi i tokës
Pas punimit të parë, në thellësi 26-30 cm, në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave hidhen plehrat e planifikuar dhe bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Zgjedhja e herbicidit bëhet gjithmonë nën këshillimin e specialistit, në varësi të species infektuese të barërave, kohës dhe mënyrës së përdorimit. Pas tij merren masa për ta mbajtur tokën në kullim të plotë në kultivimet gjatë periudhës së rreshjeve dhe për ujitje gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Plehërimi këshillohet të bëhet në përputhje me karakteristikat bimore të kultivarëve, tipin e tokës, mënyrën e kultivimit, dendësinë e mbjelljes, etj. Rekomandohet përdorimi, në punimet përgatitore të tokës, para mbjelljes, i sasisë së planifikuar të plehrave fosforike dhe ½ e plehrave potasikë, ndërsa pjesa tjetër e tij si dhe plehrat azotike, përdoren gjatë periudhës bimore, në disa duar. Kolërabi është i ndjeshëm ndaj mungesës së borit (Bo), magnezit (Mg) dhe kalciumit (Ca) në tokë, mungesa e të cilëve shkakton çrregullime fiziologjike në bimë.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek kolërabi?
Në varësi të pjellorisë natyrale të tokës, për të siguruar një prodhim prej 40-60 kv/dynym, duhet të përdoren azot (N) 15-18 kg; fosfor (P2O5) 10-12 kg; potas (K2O) 16-18 kg.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i kolërabit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëPërse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëPërse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë