Teknologjia e kultivimit të Shalqinit në fushë të hapur




Shalqini është bimë me origjinë nga zonat e ngrohta. Sipërfaqja dhe prodhimi i shalqinit është rritur vitet e fundit në vendin tonë,për shkak të kërkesës së tregut dhe shtimit të konsumit. Zona më prodhuese është Ultësira perëndimore bregdetare.

Përse shalqini ka gjetur një përhapje të madhe në vendin tonë?  Kjo sepse:

  • Ka konsum të madh sepse ka shije shumë të mirë,të ëmbël dhe mjaft freskues. Përdoret kryesisht i freskët,por përdoret dhe në industrinë ushqimore të reçelrave, marmalatave dhe të lëngjeve.
  • Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e shalqinit sidomos vendet e ulëta dhe bregdetare.
  • Ka aftësi të lartë prodhuese dhe efektivitet ekonomik,fermeri siguron të ardhura të kënaqshme për një periudhë të shkurtër kohore.
  • Përmban, rreth 91% ujëproteina 0.75%, sheqerëra 3.5% dhe deri në 12% në disa varietete, kripëra minerale 0.38%. Në 100 gr frut të freskët, gjenden 1.2 mgr vitaminë A, 0.2 mgr vitaminë C, 0.04 mgr, si dhe vitamina B1 dhe B2, PP e tjerë. Ka 400 kalori për 1 kg frut të freskët. Shalqini këshillohet si ushqim diuretik për ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut,të veshkave,të mëlçisë së zezë dhe anemikëve.

Cilat janë kërkesat e shalqinit për klimën,tokën dhe parabimën?

Shalqini përfshihet në bimët me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësi-dashëse. Kërkesat për temperaturë dhe lagështirë sipas fazave të bimëve: 

Periudha bimoreTemperatura °CLagështia ajrore në %Lagështia e tokës në %
Mbirja24 – 2860 – 7080 - 85
Gjatë periudhës bimore25 – 3060 – 7070 - 80
Gjatë lulëzimit deri në pjekje28 – 3560 – 7070 - 80
  • Temperatura më e ulët biologjike është 12°-14°C 
  • Temperatura më e lartë biologjike është 35°-37°C
  • Temperatura optimale e rritjes është 25°-28°C ditën dhe 18°-20°C natën
  • Temperatura minimale e mbirjes është 15°C
  • Temperatura optimale e mbirjes është 25°-28°C
  • Temperatura optimale e lulëzimit është 23°-25°C 
  • Temperatura optimale e lidhjes së frutave 24°-26°C 
  • Temperatura e përshtatshme e tokës është 15°-20°C, nën 10°C dhe mbi 27°C, janë frenuese për përvetësimin e lëndëve ushqyese dhe të ujit nga sistemi rrënjor.

Në cilat toka shkon më mirë shalqini?

Shalqini parapëlqen toka të thella,argjilolymore,të kulluara e të ajrosura mirë,të pasura me lëndë organike me ph 5.8-7.5 (më e përshtashme është ph 6.5). Mund të kultivohet edhe në toka argjilore, mjafton të kenë kullim të mirë.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë?

 Parabimë të mira për shalqinin janë të lashtat, foragjeret dhe bimët bishtajore.

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e shalqinit pas bimëve të të njëjtës familje, pra bostanoreve si (pjepri, kungulli, kastraveci) si dhe pas solanaceve si (domatja, speci, patëllxhani). Shalqini, është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë sesi duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të shalqinit.

Data e publikimit: 02/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë