KALENDARI I NGJARJEVE NË FERMAT QË MBARËSHTOJNË TË DHIRTA




Kalendari i ngjarjeve ju shërben për organizimin e punës në fermat që mbarështojnë të dhirta.  Ai pasqyron faza të ciklit të jetës së kafshëve të cilat janë të rëndësishme dhe të ndërvaruara nga njëra – tjetra, duke ju ndihmuar në planifikimin dhe organizimin e punës në fermë.  Ndër të tjera kalendari i ngjarjeve do t’ju orientojë lidhur me veprimet kryesore të mbarështimit që duhet të kryeni përgjatë vitit si dhe kohën e përafërt të tyre me qëllim eliminimin e shumë problemeve në fermë.  

Kalendari orientohet kryesisht rreth periudhës së ndërzimit ose asaj të pjelljeve si momentet më kritike në fermë dhe të gjithë elementët e tjerë të mbarështimit organizohen në varësi të njërës prej këtyre periudhave duke përfshirë këtu përgatitjen për ndërzim, vetë periudhën e ndërzimit, pjelljen, shkëputjen, kujdesin shëndetësor, etj. Ai përmban të gjithë aktivitetet që janë të orientuara në kohë (periudhë të vitit).

Kujdes! Ky është një kalendar orientues, të cilin ju mund ta përshtasni në kushtet e fermës dhe të zonës suaj!
Ju rekomandojmë të mbani kontakte të afërta dhe kërkoni mbështetjen përmes kësaj platforme për të përgatitur një kalendar specifik për fermën tuaj! 

Kërkon të orientosh pjelljet drejt muajit Janar? Atëherë planifiko futjen e cjepëve në tufë në muajin Gusht, fillo përgatitjen e dhive në Korrik, dhe oriento çdo veprim tjetër rreth këtyre periudhave. 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Kalendarin e Ngjarjeve për të dhirtat me pjellje të orientuara në periudhën Janar-Shkurt

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me stimulimin e ndërzimit

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë