Pasi kemi disinfektuar dhe pajisur serën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues, fillojmë me përgatitjen e tokës duke filluar me punimin, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajëror, që është një kusht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e kastravecit. Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës para-ardhëse.
REKOMANDIM! PËRARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET T’A EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NËQOFTËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE.
Distancat në të cilën bëhet mbjellja e fidanëve janë të njëjta edhe për kultivarë të ndryshëm. Në varësi të serave, aplikohen dy mënyra mbjelljeje.
Mënyra e parë është e sugjeruar për sera me lartësi të ulët me një distancë mes rreshtave 90-95 cm, dhe distancë nga bima në bimë 50 cm ose 2300 bimë për 1000 m².
Mënyra e dytë sugjerohet për serrat e larta, me rreshta të afruar me njëri-tjetrin në distancë 30 cm dhe bima me bimën 50 cm dhe distanca me dy rreshtat e tjerë 1-1.1 m për një total prej 2300 bimë për 1000 m².
Për sera me lartësi të ulët | Për serat e larta |
|
|
Sugjerohet të përdoren rreshtat të afruar me njëri-tjetrin, sepse ulin e kostot e prodhimit, duke ulur numrin e leheve dhe duke shfrytëzuar në mënyrë efikase vaditjen dhe ushqyerjen. Mbjellja bëhet me gropa. Kubiku vendoset rrafsh me nivelin tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubiku me tokën.
Temperatura dhe lagështia ajërore e rekomanduar:
Temperatutat optimale që bima të funksionojë janë: 18°C - 26°C gjatë ditës dhe rreth 16°C-18°C gjatë natës, me lagështi ajërore 75-80%, si ditën dhe natën.
Temperaturat nën 10°C dhe mbi 30°C duhen mënjanuar sepe ç’rregullojnë bimën dhe në veçanti dëmtojnë lidhjen e frutave.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Skemat plehëruese të kastravecit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumëVrugu është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës...
Lexo më shumëBimët e kastravecit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.
Lexo më shumëPse ka rëndësi momenti i vjeljes së kastravecit?
Lexo më shumë
Ju lutem desha te di me teper rreth ruajtjes se pemve dhe perimeve me teknologji ULO
-Bexhet Basha