Cilat janë teknikat e shartimit të specit?




Nënshartesa duhet mbjellë 5 ditë më përpara se mbishartesa. Kini parasysh që bimët në momentin që do të shartohen duhet të jenë të shëndetshme dhe të kalitura, në mënyrë që ta përballojnë sa më mirë proçesin e shartimit. Ekzistojnë një larmishmëri metodash për të shartuar bimën e specit. Më poshtë do t'ju paraqesim tre metodat më të përdorura. 

Shartimi japonez
Bëhet një prerje diagonal tek nënshartesa mbi gjethet e kotolidonit. Gjithashtu bëhët përsëri një prerje diagonal në bimën e specit dhe pjesa e sipërme e saj vendoset mbi nënshartesë dhe kapen me kapëse tub 1.8-2 mm. Për më shumë shikoni foton ilustruese.

Shartimi me prerje në majë
Shartimi me prerje në majë kryhet kur bimët janë pak më të mëdha, me një prerje në formë V që bëhet në kërcellin e nënshartesës. Bima e specit pritet në formë maje dhe vendoset në hapsirën e nënshartesës. Më pas kapen me kapëse shartimi. Kapësja hiqet mbas 7-10. Për më shumë shikoni foton ilustruese. Për të dyja metodat është e rëndësishme që bima e sapo shartuar të vendoset në një ambient me hije, lagështi të lartë dhe temperaturë 23-26°C, për një afat kohor 3-7 ditë në varësi të kushteve të fermerit. Kushtet e krijuara nga fermeri janë shumë të rëndësishme, pra në qoftë se ambjenti i krijuar e ka të vështirë të ruajë parametrat e nevojshme, atëherë proçesi do të marrë më shumë kohë që të jetë i suksesshëm. Në këtë mënyrë sigurohet që shartimi është kryer me sukses. Nënshartesat e rekomanduar është Rokal F1 dhe Antinema F1, të cilat mund të përdoren në të gjitha varietet dhe llojet e specit. Këto kanë dhënë rezultate mjaft të mira në vendin tonë. 

Data e publikimit: 27/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë