Rrepa është një perime që në vendet e Mesdheut konsumohet kryesisht në dimër, kurse në disa vende të Europës veriore e perëndimore gjatë gjithë vitit. Është bimë dyvjeçare (njëvjeçare në kulturë), me origjinë nga rajonet e Siberisë perendimore. Për ushqim përdoren frutrrënjorët.
Përse rrepa meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e rrepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Rrepa është një kulturë që përshtatet mirë në kushtet e klimës mesatare dhe të lagët, por ajo dallohet edhe për një qëndrueshmëri të mirë ndaj të ftohtit.
Kujtesë për kultivuesit e rrepës!
Temperatura 25-30°C shoqëruar me thatësirë, bën që frutrrënjori të mos trashet në mënyrë të rregullt si dhe lulëzon para kohe.
Në cilat toka shkon më mirë rrepa?
Rrepa është një kulturë që përshtatet në tipe të ndryshme tokash. Preferon toka të thella, të freskëta, të kulluara mirë me pH 6-7.5 dhe të pasura me kalcium dhe me kripëzim të ulët.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë rrepës?
Parabimë të mira për rrepën janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e rrepës pas vetvehtes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e rrepës ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e rrepës duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 35-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime dhe frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të rrepës këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në kulturën paraardhëse. Gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike. Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek rrepa?
Kërkesat e rrepës ndaj lëndëve ushqyese nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim frut-rrënjorësh, tërhiqen nga toka rreth 0.3 kg azot(N)– 0.15 kg fosfor (P2O5)- dhe 0.41 kg potas (K2O) me një raport midis tyre 1: 0.5: 1.5.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i rrepës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëPërse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëPërse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë