Ngritja dhe menaxhimi i ullishteve organike




Nëpërmjet ngritjes dhe menaxhimi të ullishtes organike garantojmë ruajtjen e tokës dhe pjellorinë e saj, përmirësojmë dhe ruajmë biodiversitetin. 

Bëhet e mundur që kapacitetet prodhuese të variateteve të përshtaten me mjedisin duke shfrytëzuar në mënyrë optimale burimet natyrore dhe duke ricikluar lëndën organike në kushtet e fermës.

Cilat janë hallkat e ngritjes të një ferme organike?

Për të projektuar një ullishte të re duhet të kemi parasysh funksionet e një ullishte organike dhe kontributin e tyre në zonën rurale.

Funksioni i parë është agronomik 

Ullishta duhet të ngrihet me qëllim arritjen e një prodhimtarie optimale, e përshtatur ndaj ndryshimeve në kërkesa nga prodhimtari maksimale në cilësore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Funksioni i dytë është ekologjik

Ullishta duhet të ruajë mjedisin natyror dhe pejsazhin. 

Infrastruktura ekologjike është korniza e elementëve linearë, skajet e parcelës, gardhet, dhe elementëve jolinearë. 

Në ndërtimin e infrastrukturës ekologjike duhet të kemi në vëmendjen projektuese rivendosjen e ekuilibrave agroekologjik, buferizimin e efekteve të grumbulluara, nxitjen e organizmave të dobishëm dhe mbrojtjen e pejsazhit bujqësor

Ngritja e infrastrukturës ekologjike ka të bëjë gjithashtu me masat ruajtëse, përkujdesjen për tarracat dhe muret prej guri, përqindjen që duhet të zënë pjesët e pakultivuara dhe skajet e tyre, masat zhvillimore, krijimin e korridoreve, mbjelljen e specieve që strehojnë organizmat e dobishëm, mbjelljen e anëve, etj. 

Në fushë, kultivuesit e ullirit përkujdesen për bimësinë natyrore dhe kanalet kulluese. Kultivuesit e ullirit duhet të mbjellin lloje bimore që strehojnë organizma të dobishëm dhe në këtë mënyrë diversifikojnë agro-ekosistemin, duke nxitur kështu biodiversitetin. 

Funksioni tretë është social-ekonomik

Ullishta nuk duhet të krijojë kushte pune që dëmtojnë shëndetin e kultivuesve, por duhet të realizojë të ardhura të mjaftueshme dhe punësim për të patur komunitet rural që janë vitalë nga pikëpamja ekonomike dhe duhet të prodhojë produkte ulliri të shëndetshme për konsumatorët. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë kush janë faktorët që përcaktojnë përzgjedhjen e kultivarëve për ullishtat organike?

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë