Pjepri është bimë me origjinë nga zonat e ngrohta të Azisë dhe Afrikës qendrore.
Sipërfaqja dhe prodhimi i pjeprit është rritur vitet e fundit në vendin tonë, për shkak të kërkesës së tregut dhe shtimit të konsumit. Zonat më prodhuese janë Lushnja, Fieri, Kavaja, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra etj.
Përse pjepri ka gjetur një përhapje të madhe në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e pjeprit për klimën, tokën dhe parabimën?
Kërkesat për temperaturë dhe lagështirë në varësi të fazave fiziologjike:
Periudha bimore | Temperatura e ajrit (°C) | Lagështira ajrore (në %) | Lagështira e tokës (në %) |
Mbirja | 24 - 28 | 60 - 70 | 80 - 85 |
Gjatë periudhës bimore | 21 - 30 | 60 - 70 | 70 - 80 |
Gjatë lulëzimit deri në pjekje | 26 - 34 | 60 - 70 | 70 - 80 |
Pjepri, duke qenë bimë me origjinë nga vendet e ngrohta, dallohet për kërkesa termike të larta dhe nga ky këndvështrim, kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësi-dashëse.
Kujtesë për kultivuesit e pjeprit!
Regjimi termik luan rol të rëndësishëm në shprehjen e tipit të lulërisë tek pjepri; temperaturat e ulta nxisin formimin e luleve femërore, kurse ato relativisht të larta shtojnë numrin e luleve mashkullore. Edhe temperatura e tokës luan rol të rëndësishëm në përvetësimin e lëndëve ushqyese dhe ujit e për rrjedhojë në rritjen dhe zhvillimin e përshtatshëm të bimëve.
Në cilat toka shkon më mirë pjepri?
Pjepri parapëlqen toka të thella, argjilolymore, të kulluara e të ajrosura mirë me ph 6-7.5. Tokat ranore japin prodhim më të hershëm, por me cilësi më të ulët se ato argjilore. Mund të kultivohet edhe në toka mesatarisht të kripura.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë pjeprit?
Parabimë të mira për pjeprin janë të lashtat dhe bimët bishtajore.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e pjeprit pas bimëve të familjes bostanore si (pjepri, kungulli, kastraveci), pas solanaceve si (domatja, speci, patëllxhani) dhe qeporeve. Pjepri, është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë sesi duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të pjeprit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëEfekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëSherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?
Lexo më shumë