Teknologjia e kultivimit të Spinaqit në fushë të hapur




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Spinaqi e ka origjinën nga Azia jugperëndimore. Është kultivuar fillimisht nga arabët. Spanjollët e sollën në Evropë në vitin 1351 nga ku u përhap në pjesë të tjera të botës. Spinaqi është perime gjethore mjaft e përhapur. Në vendin tonë kultivohet kryesisht në rrethet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Dibër etj. 

Përse spinaqi ka gjetur përhapje në vendin tonë? Kjo sepse: 

  • Kjo bimë ka gjetur një përdorim të gjerë në guzhinë.
  • Konsumohet si gjellë dhe sallatë.
  • Spinaqi ka vlera të padiskutueshme edhe si bimë mjekësore.
  • Ka përmbajtje të lartë të kalciumit, hekurit dhe lëndëve të tjera.
  • Spinaqi është i pasur në vlera ushqyese, por i varfër në kalori.
  • Ai ka 300% të vlerës ditore të vitaminës K që është e domosdoshme për shëndetin e kockave, gjithashtu ka dhe 40% të vitaminës C që ju duhet në një ditë, 40% të acidit folik që është shumë i rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Cilat janë kërkesat e spinaqit për klimën, tokën dhe parabimën ?
Spinaqi është bimë e klimës së freskët. Kultivohet me sukses në zona klimatike me mot të freskët dhe në zonat e ngrohta, rezultate të mira në prodhim jep gjatë periudhës së freskët të vitit. Reziston më mirë se bimët e tjera perimore ngricave, që nuk vazhdojnë për periudhë të gjatë.

  • Temperatura minimale e mbirjes është 4.4°
  • Temperatura optimale e mbirjes është 10°-15.5°C
  • Temperatura optimale e rritjes është 21-26.6°C ditën dhe 15.5-21°C, natën
  • Temperatura e përshtatshme e tokës është 18-22°C

Kujtesë për kultivuesit e spinaqit!
Kërkesat ujore janë të larta, prandaj dhe është e nevojshme të sigurohen kushte të mira lagështie gjatë gjithë fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve të spinaqit. Reshjet e mëdha rrisin prodhimin, por reduktojnë përmbajtjen e lëndës së thatë në gjethe.

Në cilat toka shkon më mirë spinaqi ?
Spinaqi mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka mesatarisht të lehta të thella, e të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike dhe me pH 6-7. Spinaqi nuk pëlqen tokat e rënda dhe tokat me pH më të ulët se 5.5.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë spinaqit? 
Parabimë të mira për spinaqin janë të gjitha bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik. Ndërkohë, spinaqi është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera. 

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e spinaqit pas vetvetes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e spinaqit.

Data e publikimit: 21/11/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë