CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E PJEPRIT NË FUSHË TË HAPUR




Bimët e pjeprit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare.
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Trakeofuzarioza
Është sëmundje shumë e rrezikkshme dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë. 

REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dy javë. Sëmundja prek bostanoret kryesisht gjethet. 
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dyjavë me preparate me bazë bakri

Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore. Simptomat janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambjente me lagështi të lartë. Kjo sëmundje mund të çojë në tharje të parakohshme të gjethes. Ajo ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. Luftohet me spërkatje me pesticide me bazë squfuri.

 

Vrugu i bostanorëve
Është sëmundje shumë e rrezikkshme dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë. 

REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dy javë. Sëmundja prek bostanoret kryesisht gjethet.
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dyjavë me preparate me bazë bakri

Trakeoverticilioza
Shkaktohet nga kërpudhë polifage dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.

Antraknoza
Dëmton pjesët mbitokësore të bimës. Mbi gjethe e fruta formohen njolla ujore të rrumbullakta që duke filluar nga zona qëndrore në periferi marrin ngjyrë nga e kuqërremta në të zezë. Efekt të mirë  parandalues jep qarkullimi bujqësor, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nënshartesa të qëndrueshme si dhe trajtimi me t’u shfaqur shenjat e para të sëmundjes.

Afidet
Afidi më i rrezikshëm për bimët bostanore është Aphis gossypii, etj. Shkatërrojnë qelizat e mezofilit të gjethes duke i tharë plotësisht ato. Masat: Heqja e barërave të këqia. Lufta kimike me akaricide.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e Pjeprit, Ambalazhimin dhe Ruajtjen e Frutave pas vjeljes

Data e publikimit: 30/12/2022


Lini një koment


Komente të mëparshme
sa kg plehra duhet ti qesim pjeprit per 1 hektar , dhee qfar pelhri me preferoni me ja qit 3x15 apo kan?

-kushtrim


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KULTIVARËT, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PANXHARIT TË KUQ NË FUSHË TË HAPUR

Cila është struktura varietore e rekomanduar për panxharin e kuq?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E PANXHARIT TË KUQ

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.

Lexo më shumë