Është baza kryesore për të patur një mbrojtje efektive për kontrollin e mizës së ullirit
Kufiri i ndërhyrjes përcaktohet me anë të monitorimit të popullatës së mizës së ullirit duke kapur insektet e rritura me anë të kurtheve kromotropike, me ferromone seksuale me substancë amoniakale si dhe duke bërë kampionimin e frutave të ullirit për të parë gjendjen e infeksionit.
Kampionimi i frutave të ullirit konsiston në marrjen e një kampioni përfaqësues prej 100 frutave çdo javë të mbledhura në 10-20 pemë/ha, duke grumbulluar 5-10 kokrra ulliri/pemë. Në kuadrin e një mbrojtje të integruar për të ndjekur më mirë evolucionin e biologjisë së insektit, kampionimet duhet të fillojnë në gjysmën e dytë të korrikut dhe të vazhdojnë me intervale javore deri në fund të vjeshtës.
Monitorimi i insekteve të rritur mund të bëhet nëpërmjet kurtheve të tipeve të ndryshme:
Koha e monitorimit
Monitorimi fillon në fund të muajit qershor duke vendosur 2-3 kurthe/ha. Përdorimi i kurtheve deri tani nuk lejon që të përcaktohet një korrelacion i numrit të insekteve të rritura të kapura dhe i shkallës së infeksionit në frutin e ullirit.
Kampionimi i frutave
Kampioni i zgjedhur ekzaminohet me anë të lenteve zmadhuese ose stereomikroskopin për të vlerësuar infeksionin aktiv, i cili paraqet shumën e vezëve dhe të larvave të gjalla (larvat e moshës I, II dhe III) në 100 kokrra ulliri të ekzaminuara. Në infeksionin total përfshihen edhe numri i pupave dhe vrimave të daljes. Për përcaktimin e kufirit të ndërhyrjes merret në konsideratë vetëm infeksioni aktiv.
Kufijtë e ndërhyrjes janë:
Intensiteti i infeksioneve të mizës së ullirit në kultivarë dhe mjedise të ndryshëm është i sfazuar në kohë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Përse duhet përdorur teknika tërhiq dhe vrit, për kontrollin e mizës së ullirit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumëEkzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:
Lexo më shumëSi evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?
Lexo më shumë
Artikull shume interesant . Nje pyetje ne Nj.Administrative Strum ,fshati Suk 2 cili varietet ulliri eshte me I pershtatshem ? Ju faleminderit ! Pune te mbare !
-Gazmir Toska