Kultivimi organik i ullirit




Ullishtja organike është ajo qasje ndaj bujqësisë që bën të mundur krijimin e sistemeve të qëndrueshme të prodhimit të integruara nga pikëpamja njerëzore dhe mjedisore. 

Përsa duhen ngritur ullishtet organike?
Sepse realizon objektivat që lidhen me arritjen e nivele të larta të mbrojtjes mjedisore, qëndrueshmërisë së përdorimit të burimeve, mirëqënies shtazore, sigurisë ushqimore, sigurisë dhe cilësisë dhe rentabilitetit financiar. 

Emërtimi "organik" ka të bëjë me konceptimin e fermës si një organizëm, në të cilën të gjithë pjesët përbërëse:

  • mineralet e tokës, 
  • lënda organike, 
  • mikro-organizmat,
  • insektet,
  • bimët,
  • kafshët,
  • njerëzit,

Ndërveprojnë për të krijuar një tërësi koherente dhe të qëndrueshme. 

Sistemi i prodhimit organik të ullirit është i qëndrueshëm nga pikëpamja:

  • agronomike,
  • ekologjike,
  • ekonomike,
  • sociale, i pajtueshëm me nevojat në ndryshim.

Synon prodhimin e produkteve të ullirit me vlera të larta ushqimore dhe organoleptike por pa mbetjet e agrokimikateve. Sistemi organik përmirëson dhe mbron burimet natyrore (tokën, ujin. dhe ajrin), florën e faunën si dhe pejsazhin bujqësor. Ullishtaria organike kontribuon më shumë, si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe cilësore, në zhllvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale në Shqipëri, pasi siguron të ardhura të mjaftueshme për fermerët. Ullishtaria organike kërkon informacion intensiv dhe menaxhim të mirë

Per t'u angazhuar në prodhimin organik, ullishtarët duhet të zgjedhin një nga dy mundësi: 

1. Të konvertojnë një ullishte konvencionale ekzistuese ose 

2. Të ndërtojnë një ullishte të re sipas metodës organike.

Nga pikëpamja teknike, ndërtimi i një ullishte të re lejon më tepër fleksibilitet për sa i takon krijimit të një ekosistemi më të larmishëm:

  • duke përdorur mbjellje të përziera,
  • duke kontrolluar dhe projektuar dendësinë e bimëve ,
  • duke përdorur kultivarë vendas apo të huaj por që kanë një aftësi më të madhe tolerance ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Ne rastin e konvertimit të pemëve ekzistuese të ullirit do të hasen më tepër probleme për shkak të kufizimeve të trashëguara të një ullishteje moderne (plehërimi, sistemi i ujitjes, mbështetja e plotë tek pesticidet, etj.). 

Sipas rregullores së BE dhe legjislacionit shqiptar për prodhimin organik, periudha e konvertimit për ullishtet zgjat 3 vjet me përjashtim të rastit kur kemi të bëjmë me mbjellje të reja. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë çfarë problemesh i dalin fermerit gjatë periudhës së konvertimit në ullishte organike?

Data e publikimit: 27/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Si duhet të përdoren plehërat organike në ulllishte?

Plehërat organike, veçanërisht plehu organik i stallës i pa kompostuar duhet të brendësohet në tokë për të shmangur avullimin e azotit dhe për tu pajtuar me standartet organike.

Lexo më shumë

Kush janë materialet plehëruese në ullishtet organike?

Materialet plehëruese përfshijnë materialet organike (plehërimin e gjelbër, plehun shtazor, kompostimin, mbetjet drunore, gjethet) dhe materialet minerale (në një masë më të vogël).

Lexo më shumë

Të ushqyerit në ullishtarinë organike

Si duhet të veprojmë për plehërimin në ullishtarinë organike?

Lexo më shumë

Cilat janë zonat më të përshtatshme të bimës së ullirit?

Duke qenë se prodhimi organik i ullirit kërkon mjaft njohuri të mira për biologjinë e bimës, më poshtë do të trajtojmë në mënyrë të përmbledhur disa çështje të biologjisë së kësaj bime.

Lexo më shumë