Të ushqyerit në ullishtarinë organike




Të ushqyerit në ullishtarinë organike është element thelbësor në garantimin e prodhimit organik.

Si duhet të veprojmë për plehërimin në ullishtarinë organike?

Plehërimi është një tipar i rëndësishëm i menaxhimit të ullishteve, i cili synon pjellorinë e tokës dhe rritjen e lëndës organike. Tekstura dhe struktura e tokës kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në kapacitetin ujëmbajtës të tokës dhe ajrimin e saj, duke ndikuar vetëm në përhapjen e rrënjëve të ullirit por edhe në veprimtarinë e mikroorganizmave të tokës. Plehërimi duhet të ketë për qëllim një tokë pjellore, prandaj synimi nuk është të ushqyerit e pemës me makroushqyes por gjendja e të ushqyerit dhe e pjellorisë së tokës. Plehërimi në bujqësinë organike kryhet me qëllim që të ruhet një nivel i lartë i pjellorisë së tokës dhe tërthorazi për të ushqyerin e pemës së ullirit. 

Në tokat shumë pjellore në pergjithesi dhe me nivele të larta të azotit në veçanti shfaqen dukuri negative si rritje e tepërt e lastareve dhe fruta shumë të vegjel (si dy dukuri te kundërta). Pavarësisht tolerancës së kësaj peme të mrekullueshme, për një të ushqyer optimal, duhet të ekzistojë një ekuilibër ndërmjet makroushqyesve dhe mikroushqyesve. Duhet mbajtur parasysh dinamika e këtyre lëndëve pasi, përqendrimi i një lënde ushqyese në pjesë të veçantë të ullirit ndryshon me kalimin e kohës. Në pjesën dërrmuese të tokave, elementët më të domosdoshëm janë në nivele të përshtatshme. Sasi të vogla të elementëve të domosdoshëm largohen nëpërmjet vjeljes. 

Cikli azotit në ullishtet organike

Cikli azotit është, i përbërë nga proçese të vazhdueshme të mineralizimit, zbërthimit dhe lëshimit të azotit në lëndën organike të tokës.

Azoti ripërthithet nga bimët dhe kthehet në tokë si mbetje. 

Azoti është elementi që mungon më shpesh në tretësirën e tokës.

Azoti që largohet duke hyrë në bimë (një pjesë e madhe e të cilit eliminohet me anë të krasitjes) duhet të kthehet nëpërmjet plehërimit.

Ushqimi me fosfor në ullishtet organike 

Disponueshmëria e këtij elementi të domosdoshëm varet nga pH i tokës (neutral) dhe sasia e fosforit të pranishëm. Fosfori që lëshohet nga materialet organike është i mjaftueshëm për ullirin.

Ushqimi me potas në ullishtet organike 

Lëvizshmëria e potasit është e ulët. Ai gjendet në shtresën e sipërme të tokës. Potasi i çliruar nga lëndët organike është i mjaftueshëm për ullirin. Grimcat e tokës pranë rrënjëve çlirojnë potasin e tyre në tretësirën e tokës duke qenë se rrënjët bimore përthithin potasin nga tretësira. 

Menaxhimi i pjellorisë së tokës 

Menaxhimi i pjellorisë së tokës ka një ndikim madhor mbi shëndetin e pemës, rendimentin dhe cilesinë e frutit. 

Koncepti i bujqësisë organike nënvijëzon nevojën për menaxhimin e duhur të tre përbëresve të tokës: 

  • fazës së ngurtë, përfshin grimcat organike dhe inorganike
  • Faza e lëngët është përgjegjëse për transportin e Iëndëve ushqyese në tokë
  • faza e gaztë ndikon në rritjen e rrënjës dhe mikroflorën e tokës (baktere, mikoriza, etj.).

Menaxhimi i duhur i pjellorisë së tokës duhet të plotësojë objektivat e mëposhtëm: 

  • Të plotësojë kërkesat ushqimore të pemës,
  • Të përmirësojë pjellorinë e tokës,
  • Të shpëtojë burimet e paripërtëritshme,
  • Të shmang ndotjen e tokës.

Menaxhimi i lëndëve ushqyese 

Objektivat e plehërimit në ullishtat organike kanë të bëjnë kryesisht me:

  • ruajtjen e pjellorisë së tokës,
  • rritjen e niveleve të lëndës organike,
  • arritjen e rendimenteve optimale,
  • shmangien e problemeve të mbrojtjes së bimëve.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Kush janë materialet plehëruese në ullishtet organike?

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë