Cilat janë sëmundjet dhe dëmtuesit e brokolit në fushë të hapur? Brokoli, ashtu si lulelakra dhe lakra kokë gjatë gjithë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
Ulet vlera tregtare
Ulen të ardhurat për njësi prodhimi
Hernia e Lakrës
Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar.
Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.
Fuzarioza
Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve.
Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm
Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat
Vrugu
Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët e lulelakrës mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet.
Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka dhe efekt parandalues.
Afidet
Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, lulelakra mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet dhe flutura e natës.
Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik.
Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e brokolit dhe Ruajtjen e Frutave pas vjeljes