Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të brokolit?
Punimi i tokës
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek brokoli?
Për të prodhuar rreth 100 kg koka brokoli, nga toka duhet të marrin përkatësisht 1,7 : 0,07 : 2,24 kg NPK(Azot. Fosfor, Potas). Dozat e plehërimit ndryshojnë në varësi të shumë faktorëve, në radhë të parë, në varësi të kultivarëve dhe gjatësisë së periudhës së kultivimit. Përdoren;
KUJDES!
Dozat e larta të azotit vonojnë pjekjen e prodhimit. Dozat optimale të fosforit dhe potasit bëjnë të rritet prodhimi i “kokave” dhe përshpejtohet pjekja e tyre.
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët e brokolit më të përshtatshëm për kultivim në vendin tonë bazuar në klasifikimin sipas hershmërisë së prodhimit, janë:
Në grupin me pjekje të hershëm: Platini F1
“Kokat” e tij mund të vilen rreth 75-80 ditë pas mbjelljesnë fushë. Eshtë i përshtatshëm për prodhime vjeshtore.
Në grupin me pjekje mesatarisht të hershëm:
“Kokat” e tij mund të vilen rreth 85-90 ditë pas mbjelljes në fushë. Dallohet për një zhvillim të shpejtë të masës vegjetative dhe me tolerancë ndaj temperaturave të ulëta dhe atyre të larta. Eshtë i përshtatshëm për prodhime vjeshtore.
Në grupin me pjekje të mesme:
“Kokat” e tij mund të vilen rreth 95-100 ditë pas mbjelljes në fushë. Dallohet për një zhvillim të shpejtë të masës vegjetative dhe me koka të mëdha. “Kokat” zakonisht vinë të gatshme gjatë vjeshtës së vonë. Ato janë kompakte, të pastërta, në formë gati gjysëm sfere me ngjyrë të shkëlqyer në të gjelbërt.
Në grupin me pjekje të vonë: Spiridon F
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Brokolit?
Teknika e prodhimit të fidanëve dhe kultivimit të brokolit në fushë shumë e ngjashme me atë të lulelakrës.
Kujtesë! 1-2 ditë para mbjelljes, bëhet paraujitja e ngastrës duke futur ujin në brazda.
Pse bëhet kjo?
Cilat distanca mbjelljeje zbatohen për brokolin në fushë?
Kujdes! Brokoli kërkon lagështirë konstante të tokës. Përllogaritet se nga mbjellja e deri në fillimin e formimit të kokës i duhen çdo ditë rreth 4,5 mm ujë, ndërsa gjatë formimit të kokave i duhen rreth 6,5 mm ujë në ditë.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për brokolin?
Kujdes!
Gjatë ujitjeve duhet që në ngastër të mos krijohen pellgje e vatra ujëmbajtëse, ndërsa gjatë vjeshtës dhe dimrit duhet të mbahet në gadishmëri të plotë sistemi i kullimit. Kujdes i veçantë i duhet kushtuarshkriftërimit të tokave dhe luftimit të barërave të këqia. Plehërimet gjatë periudhës bimore kryhen me kujdes, në kohë e pa teprime.
Plehërimet azotike përdoren në 2-3 duar;
Zakonisht lule lakrave pasdimërore nuk u jepet azot para hyrjes në dimër, por u jepet një dorë e rëndë, gjatë shkurt marsit. Nevojat më të mëdha për plehërimin potasik, brokoli i ka gjatë diferencimit të “kokave”. Masë teknike me interes dhe rëndësi është mbathja e bimëve të brokolit mbas mbjelljes së fidanëve në fushë dhe rrënjëzimit të tyre.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet e brokolit, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e brokolit kryhet atëherë kur...
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet dhe dëmtuesit e brokolit në fushë të hapur?
Lexo më shumëPërse brokoli po gjen përhapje në vendin tonë?
Lexo më shumë