Si të parandaloni dhe të luftoni sëmundjet që prekin bimën e shalqirit?




Disa nga sëmundjet që prekin shalqirin e serës dhe këshilla për t’i parandaluar dhe luftuar ato janë:

Nemtoda 
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. 

Simptomat e kësaj sëmundje janë djegie, rrudhosje dhe ç’ngjyrosje e lehtë e bimëve të prekura. Kur infektimi është i lehtë, pavarësisht që bima mund të duket e shëndetshme në pamje të pare, efektet e nematodës vërehen në reduktimin e prodhimit dhe uljen e cilësisë së frutave. Në infeksionet më të rënda, çojnë deri në zhdukjen totale të bimës. Ky parazit është më i rezikshëm në tokat ranore dhe temperatura të larta. 

Një mënyrë tjetër për të verifikuar është duke kontrolluar sistemin e rrënjëve. Në të mund të shohim qartë nyjet e shkaktuara nga nematoda

Përdorimi i fidanëve me nënshartesë, varieteteve rezistente, qarkullimi i kulturave bimore dhe solarizimi i tokës e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda.

Fuzarioza (Fusarium oxysporum f. sp. Niveum)
Fuzarioza në shalqi, ka këto simptoma: 

  • zbehje e ngjyrës së bimës
  • bllokon kapilarët e bimës

Sëmundja mbijeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet disinfektimi i tokës dhe mbajtja e saj pastër nga mbeturinat e bimëve të vjetra. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperaturat të tokës që variojnë nga 18-20°C.

KONTROLLI
Rotacioni i kulturave bimore, përdorimi i varieteteve rezistente, përdorimi i nënshartesave dhe një program i rreptë i sanitarizimi për objektet, pajisjet, mjetet dhe njerëzit janë hapat kryesorë për parandalimin e fuzariozës.

Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Previcur Energy 300 ml për 1000m2. Në qoftë se prekja nga fuzarioza është akoma e lartë, mund të aplikohet i njëjti trajtim me anë të vaditjes me pika.

Sklerotina (Sclerotinia sclerotiorum)     
Skleortina është një sëmundje kërpudhore e cila prek fillimisht kërcellin e bimës dhe më pas avancon në gjethe dhe fruta. Shenja e parë është shfaqja e një shtrese të bardhë pambukore në zonën e infektuar. Me zhvillimin e sëmundjes, bima gradualisht merr ngjyrë të verdhë e cila mund të çojë në tharjen e saj. Frutat e prekur nga ky infeksion janë të butë dhe të qullët. Kjo sëmundje merr zhvillim në temperatura të ulta dhe në lagështi të lartë. KUJDES! GJETHET E LAGURA PËR NJË PERIUDHË 12-24 ORË KRIJOJNË KUSHTE IDEALE PËR ZHVILLIMIN E KËSAJ SËMUNDJEJE. 

KONTROLLI
Mund ta parandalojmë këtë sëmundje duke ndjekur këto hapa:

  1. Rotacion i kulturave bimore
  2. Solarizimi i tokës
  3. Menaxhimi i kujdesshëm i vaditjes
  4. Përdorimi i fungicideve

HIRI
Hiri është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi dhe nën sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambjente me lagështi të lartë dhe ndriçim të ulët. Kjo sëmundje mund të cojë në tharje të parakohshme të gjethes, duke e ekspozuar frutin ndaj dritës së diellit, gjë e cila çon në krijimin e djegieve në lëkurën e frutit. Si pasojë, kemi rënie të cilësisë së frutit. 

KONTROLLI:

  • Pastrimi i serës nga barishtet dhe bimët e vjetra
  • Përdorimi i fungicideve parandalues;
  • Përdorimi i varieteteve rezistente;
  • Kontrolli i lagështisë;
  • Qarkullimi i kulturave bimore

Çarja e frutit
Çarja e frutit shkaktohet nga teprica e azotit gjatë plehrimit si dhe kushtet klimaterike ekstreme gjatë kohës së pjalmimit. 

KONTROLLI 
Për të evituar këtë dukuri, ndiqni këto hapa:

  • Shmangni përdorimin e tepërt të azotit;
  • Përdorni varietete rezistente;
  • Evitoni mbjelljet shumë të hershme

Vrugu
Vrugu është një sëmundje kërpudhore që prek shalqirin. Ai është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht ai prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës, për pasojë një prodhim më të ulët dhe një cilësi të dobët të frutave. Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra. Vrugu zhvillohet me shpejtësi nga temperaturat 15-20°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C. Lagështia ajrore, sidomos shirat e vazhdueshëm, e favorizojnë shumë këtë sëmundje. 

KONTROLLI
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

  • përdorimi i varieteteve rezistente;
  • përdorimi i nënshartesës;
  • eleminimi i lagështisë së tepër;
  • përdorimi i fungicideve me lëndë aktive fosetil alumini;
  • respektimi i distancave të mbjelljes në mënyrë që bima të ketë hapësirë të nevojshme nga bima në bimë;
  • qarkullimi i kulturave bimore

Antraknoza
Antraknoza shkaktohet nga kërpudha “Colletotrichum orbiculare”. Simptomat e para të këtij infeksioni janë pika të verdha, të cilat shfaqen në gjethet e bimës dhe me kalimin e kohës kthehen në ngjyrë kafe deri në të zezë. Shpesh herë krijohen edhe të çara në gjethe. Kur sëmudnja avancon prek frutat duke shkaktuar njolla rrethore të vogla. Në kushtet me lagështi të lartë, këto njolla marin ngjyrim rozë; tipike për këtë sëmundje. 

Kushtet të cilat favorizojnë këtë sëmundje janë:

  • Lagështia e lartë
  • Vaditja e tepruar
  • Insektet përçuese
  • Mbetjet e infektuara nga sezonet paraardhëse
  • Temperaturat e ngrohta (24-26°C)

Dëmi që i shkaktohet frutave i bën ato jo të përshtatshëm për treg. 

KONTROLLI
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

  • Spërkatje me fungicide parandaluese
  • Rotacion kulturash
  • Evitimi i vaditjes nga sipër
  • Pastrimi nga mbetjet e sezonit paraardhëse
  • Higjenizimi i serrës
  • Përdorimi i varieteteve rezistent

Merimanga e kuqe
Merimanga e kuqe është një dëmtues e cila shfaqet kryesisht në pjesën e poshtme të gjethes. Ajo ushqehet me lëngun qelizor të bimës. Me kalimin e kohës, fillojnë të shfaqen pika të verdha, si pasojë e qelizave të prekura, të cilat çojnë deri në tharjen e plotë të gjethes. Ato pozicionohen në pjesët më të njoma të bimës; pranë majës së rritjes, në gjethet e reja. 

Kini parasysh që temperaturat e larta në serrë ndihojnë merimangat që të kompletojnë gjeneratat më shpejt dhe kështu popullsia rritet në nivele më të larta. 

KONTROLLI 
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

  • Ushqeni mirë bimët tuaja;
  • Vadisni gjatë ditës, kur kemi mot të nxehtë, në mënyrë që të reduktohet stresi i ujit;
  • Largoni bimët e infektuara nga serra;
  • Spërkasni me akaricid me bazë abamektinë;

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi vjeljen dhe tregtimin e shalqirit.

Data e publikimit: 20/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë