Limoni është një nga bimët më të rëndësishme të agrumeve. I njohur për vetitë e larta kurative. Përse është i rëndësishëm kultivimi i limonit në një ambjent të qëndrueshëm?
Toka
Limonët mund të rriten në të gjitha tipet e tokave.
Tokat e lehta që kanë kullim të mirë janë të përshtatshme për kultivimin e tyre.
Diapazoni i pH të tokës duhet të jetë 5.5 – 7.5.
Limonat mund të rriten në toka pak alkaline dhe acide.
Tokat e lehta argjilore të kulluara mire, janë më të mirat për kultivimin e limonit.
Përgatitja e tokës
Pastrimi dhe sistemimi i parcelës.
Analizat fiziko-kimike të tokës si pjellorisë, lëndës organike, pH, gëlqeres aktive.
Sigurimi 400-500 kv/ha pleh organik dhe 10-12 kv/ha plehra minerale për plehrimin bazë.
Përcaktimi i strukturës varietore, nënshartesës, distancave të mbjelljes, nevojës për fidanë.
Punimi i tokës qilizëm 70-80 cm në muajin gusht ose 50-60 cm në vjeshtë.
Diskimi kryq me disk të rëndë 20 cm + branë menjëherë pas rënies të shirave të para.
Shpërndarja e plehrave organo-minerale.
Plugimi 21-28 cm, 7-10 ditë pas diskimit të rëndë.
Grejderim dysh 7-10 pas punimit të zakonshëm.
Frezimi i tokës në thellësinë 16-20 cm, 5-7 dite pas grejderimit.
Piketimi i tokës dhe hapja e gropave 40x40 cm.
Përgatitja e fidanit, mbjellja e shërbimet menjëhere pas mbjelljes në parcelë.
Mbjellja e fidanit
Fidani para mbjelljes i nënshtrohet një kontrolli fitosanitar (pastërti nga sëmundjet e dëmtuesit).
Dy tre ditë para mbjelljes në fushë fidanët ujiten në mënyrë që qeskat plastike dhe kubiku brënda tyre të ketë lagështinë e duhur.
Kur vendoset bima në vendin e mbjelljes pika e shartimit orientohet nga veriu, për të evituar ose pakësuar në minimum daljen e thithakëve tek zona e shartimit.
Koha dhe distanca
Koha më e mire e mbjelljes është mars- prill.
Mbjellja e limonit tetor-nëntor nuk këshillohet dhe konsiderohet me shumë rrezik.
Distanca e mbjelljes
Limoni mbillet në formë katrore ose katërkëndëshi.
Në terren fushor dhe kodrinor të butë aksi kryesor do të jetë veriu.
Në terrene të tarracuara të përcaktuara bimët vendosen në vijën e izoipsit të tokës.
Përcaktimi i distancës është në funksion të kultivarit.
Zakonisht blloku mbillet në formë kuadrati me distance 5 x 5 (katror) ose 5 x 4 (drejtëkëndësh).
Pas mbjelljes bëhet një krasitje e lehtë e bimëve.
Kërkesat për plehërim
Mosha e bimës (vit)
Pleh lopësh i dekompozuar mirë (kg/pemë)
Ure (gram/pemë)
Nitrat (gram/pemë)
Viti I - III
5 – 20
100 – 300
50-150
IV - VII
25 – 50
400 – 500
200-250
VII - IX
60 – 90
600 – 800
300-400
10 e më shumë
100
800 – 1600
400-800
Ujitja
Limoni kërkon ujitje në intervale të rregullta.
Ujitja është e nevojshme për lulëzimin, frutifikimin dhe rritjen e duhur të bimëve.
Ujitja e tepërt mund të çojë në sëmundje si kalbja e rrënjës dhe kalbja e qafës së rrënjës.
Ujitja me frekuencë të lartë është e dobishme.
Uji i kripur është i dëmshëm për bimët e kultivuara.
Tharja e pjesshme e tokës në pranverë mund të mos ndikojë në bimë.
Vjelja
Vjelja duhet të kryhet me kujdes për të evituar dëmtimet e frutave dhe depërtimin e parazitëve kërpudhore.
Vjelja duhet bërë në kohë të thate, ose të pritet derisa frutat të çlirohen nga kondesimet e ujrave.
Treguesi themelor për pjekurinë e limonit është përmbajtja e lëngut e cila është përcaktuar në këtë mënyrë: 20 % për limonat Meyer e jeshil & 25 % për limonat e tjerë.
Pas-vjelja
Pas vjeljes, lahen frutat me ujë të pastër, pastaj zhyten frutat në ujë të klorifikuar me 2,5 ml/litër ujë dhe më pas i thahen pjesërisht.
Këto fruta thahen nën hije dhe pastaj bëhet paketimi.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi varietet e limonit të kultivueshëm në kushtet e vendit tonë.