Dëmtuesit e tokës janë prezentë në mënyrë të pervitshme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, pothuajse në të gjithë kulturat bujqësore.
Përse duhen evidentuar dëmtuesit e tokës në kushtet e fermës? Dëmtuesit kryesorë janë:
Krimbi tel i zakonshëm;
Krimbi tel i errët;
Krimbi tel i vogël;
Krimbat e bardhë;
Krimbat e murmë;
Dosëza.
Krimbat tel
Janë mjaft të përhapura dhe dëmtues për shumë kultura bujqësore.
Gjenden në tokat me lageshtirë, me bimësi shumëvjeçare, livadhe, jonxhë etj.
Në mënyrë të veçantë prej tyre, rrezikohen kulturat bujqësore prashitëse dhe jo prashitëse, kur mbillen në toka të reja pas përmbysjes së livadhit, jonxhës etj.
Dëmi Larvat e krimbit tel dëmtojnë pjesën nëntokësore apo trupin e të gjithë bimëve bujqësore, si dhe filizat e rinj në fidanishtet frutore. Dëmi i shkaktuar prej tyre varet nga:
dendësia e tyre për m²,
lloji i tokës,
lageshtia,
temperatura e tokës,
mënyra e thellësia e mbjelljes,
shpejtësia e mbirjes etj.
Më dëmprurëse janë ato në toka të thata. Rruga kryesore e sigurimit të lageshtirës dhe ushqimit është bima, aktivizohen në temperaturë mbi 12°C dhe më dëmtuese bëhen në temperaturë 14-18°C dhe lagështirë 55-60 %. Kjo është edhe arsyeja pse në vite me pranverë të thatë rreziku i rrallimit të bimëve nga krimbi tel është më i madh.
Karakteri i dëmit ndryshon sipas kulturave p.sh., në të lashta ai fillon të dëmtojë farën në mbirje dhe bimën e re e për pasojë shkakton rrallimin e tyre. Në gjatësi të rreshtit, dallohen bimë të zverdhura të dobësuara drejt tharjes. Në rrënjët e tyre gjenden larva rreth 20 mm të gjata me ngjyrë të verdhë në kafe.
Ecuria biologjike e krimbave tel
Krimbat tel pjesën më të madhe të jetës e kalojnë në stadin e larvës në tokë.
Dimerojnë si larva të moshave të ndryshme ose si insekte të rritura brënda në tokë, në thellësi të ndryshme.
Insektet e rritur zakonisht dalin gjatë verës dhe, pasi ushqehen me polenin e luleve, arrijnë pjekurinë seksore.
Mbas 2-3 javësh lindin larvat e reja deri në fund të vitit të parë gjatësia e larvës arrin 4-7 mm.
Për zhvillimin e plotë të saj nevojiten 3-5 vjet, pastaj, po në tokë kthehet në nimfë.
2-3 javë më vonë del insekti i rritur.
Vezët ashtu dhe larvat janë mjaft të ndjeshme ndaj thatësirës dhe temperaturës së lartë, kjo është edhe arsyeja e lëvizjes së tyre në thellësi të ndryshme të tokës.
Ato preferojne toka me lageshtire.
Krimbat e bardhë
Përfaqësojnë një grup me rëndësi të dëmtuesve të tokës.
Përfaqësues është zhuzhaku i majit, zhuzhaku i vogël etj.
Larvat ushqehen me pjesën nëntokësore të bimëve duke brejtur rrënjët ose zhardhokët si në patate, panxhar, perime, luledielli, pambuk, misër, grurë, fidanë frutorë e pyjorë.
Dëmi Bimët e dëmtuara dallohen me lehtësi pasi ato vyshken dhe thahen pas demtimit të rrënjës.
Ecuria biologjike
Dimëron si larvë ose insekt i rritur në tokë.
Larvat e rritura në tokë në thellësi 20-40 cm kalojnë në nimfë.
Pas 6 javësh dalin insektet e rritur, të cilët qëndrojnë në tokë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
Krimbat e murmë
Krimbat e murrmë janë dëmtues shumëngrënës.
Larvat ushqehen me rreth 140 lloje bimësh të kultivuara dhe të egra.
Larvat e presin bimën rrafsh me tokën ose shkaktojnë brima e brejtje në pjesët mbitokësore të tyre.
Në afërsi të bimës së porsa dëmtuar gjendet vemja e mbledhur në formë të rrumbullakët.
Larva arrin gjatësinë deri 50 mm.
Ecuria biologjike
Dimëron në stadin e larvës (vemje).
Në pranverë rifillon dëmin dhe pasi arrin madhësinë e plotë, kthehet në krizalidë në tokë në thellësinë rreth 10 cm.
Dy javë më vonë dalin insektet e rritur, fluturimi i të cilëve bëhet zakonisht kur temperatura mesatare ditore është 14-16°C.
Flutura për një periudhë nga 10-23 ditë vendos vezët në grumbuj ne anën e poshtme të gjetheve.
Zhvillimi embrional zgjat 1-2 javë.
Mosha e parë dhe e dytë e larvës (L1 + L2), me gjatësi përkatëse të trupit 1.5-6 mm dhe 6-12 mm, e përfundojnë zhvillimin për 10 ditë.
Moshat (L1 + L2) janë më të ndjeshme ndaj pesticideve dhe në këtë periudhë jep efekt të mirë kontrolli kimik.
Mosha e tretë ka gjatësi trupi (L3) = 10-20 mm.
Mosha e katërt ka gjatësi trupi (L4) = 15-28 mm.
Mosha e pestë ka gjatësi trupi (L5) = 23-30 mm.
Mosha e gjashtë ka gjatësi trupi (L6) = 37-50 mm.
Pas moshës së tretë dëmtuesi ka fototaksis negativ dhe qëndron gjatë ditës i fshehur në tokë.
Pranvera e thatë, e nxehtë dhe e hershme favorizon zhvillimin e dëmtuesit dhe krijon kushtet për shumimin masiv të tij.
Për kushtet e vendit tonë dëmtuesi në zonën e ngrohtë jep tre brezni në vit, përkatësisht në prill, në qershor dhe në gusht.
Dosëza
Është e përhapur në të gjithë vendin tonë, sidomos në toka të punuara, të plehëruara, aluvionale dhe me lagështi.
Më tepër gjendet në tokat nën ujë sidomos në perimore, shtretër, serra, fidanishte dhe kulturat prashitëse, si në patate, panxhar, luledielli, pambuk, duhan etj.
Në fazën e larvës dhe insektiti të rritur shkaktohen dëme direkte dhe indirekte në pjesët nën dhe mbitokësore të bimëve.
Ecuria biologjike
Dëmtuesi jeton në tokë, brënda në galeri, në thellësi të ndryshme sipas lageshtirës dhe temperaturës së tokës.
Femra e pllenuar i vendos vezët në thellësinë 10-20 cm në fole me madhësinë e grushtit.
Çdo femër vendos 250 vezë, prej të cilave, pas 10-15 ditëve dalin larvat.
Larvat e përfundojnë zhvillimin e tyre në verën e vitit të ardhëshëm.
Migrojne si insekt i rritur dhe si larvë zakonisht në tokë të ngrohtë.
Dosëza ka një brezni në vit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Përse duhen evidentuar dëmtuesit e tokës në kushtet e fermës?