Teknologjia e kultivimit të pjeshkës




Pjeshka ka gjetur përhapje në të gjithë zonën e ngrohtë dhe subtropikale në të dy anët e Ekuatorit. Kjo bime është përqendruar kryesisht ne Ultësirën Perëndimore të vendit tonë. Pjeshka ka gjetur përhapje sepse:

  • Frutat e kësaj pemë janë shumë të shijshme gjatë konsumimit
  • Ka shumë kultivarëve, prodhimi i tyre mbulon nga fillimi i muajit maj dhe vazhdon deri në fund të tetorit.
  • Frutat e kësaj pemë kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në industrinë përpunuese, si reçelra, marinada, lëngje, prevede, lëngje, etj.

KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Kërkesat për temperaturën 
Pjeshka është bimë e klimës së butë. Temperaturat që mund të dëmtojnë pjeshkën:

  • periudhën e qetësisë dimërorë duron temperaturat deri – 18°C;
  • Sythet e fryra mund të dëmtohen nën - 8°C;
  • Gonxhet e sapo shpërthyera dëmtohen në - 4°C;
  • Lulet në  fillimin e hapjes së petaleve dëmtohen në - 2°C;
  • Lulet e hapura dëmtohen në - 1°C; 
  • Frutat e porsa lidhura dëmtohen në - 0,3°C.

Megjithëse është bimë e klimës së butë  ekzistojnë disa kultivarë që kërkojnë rreth 1300 orë me temperature nën +7o C (stadin e jarovizimit) (siç është "Lule Maji"). Prandaj ky kultivar nuk duhet të mbillet në kushtet e zonës së ngrohtë si Durrës, Vlorë, Sarandë, etj. sepse nuk kalon stadin e jarovizimit. 

Kërkesat për tokën
Në përgjithësi pjeshka nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, me shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji. 
Pjeshka është shumë e ndjeshme  ndaj lagështirës së lartë të ajrit dhe të tokës. Teprica e lagështirës favorizon kalbëzimin e frutave, zhvillimin e vurgjeve dhe sëmundjet virusale. Kjo është dhe arsyeja përse kjo  bimë pëlqen më shumë tokat kodrinore dhe të kulluara mirë.
Pëlqen toka me përbërje mekanike mesatare, të përshkueshme nga uji, me një pH rreth 6,5 e 7 dhe me një përmbajtje të gëlqeres në rreth 4-5%. 

Fazat e zhvillimit të kajsisë
Ashtu si shumica e pemëve frutore, te pjeshka dallohen qartë 10 faza zhvillimi: 

  • Qetësia dimërore
  • Fryrja e sythit
  • Faza e skuqjes së sythave
  • Lulëzimi
  • Rënia e petaleve
  • Lidhja e frutave
  • Fillimi i rritjes së frutave
  • Rritja intensive e frutave
  • Fillimi i pjekjes
  • Pjekja e plotë

Për secilën fazë bima ka kërkesa të veçanta për sa i përket kushteve klimatike si dhe specifika në nivelin e kryerjes së shërbimeve agroteknike.

Varietetet kryesore

Te pjeshka ekzistojnë rreth 3000 lloje kultivarësh/varietetesh. Klasifikimi i kultivarëve sipas kohës së pjekjes:
Varietete me pjekje shumë të hershme, piqen fundi i majit deri në fund të qershorit: Lule Maji, Moretini nr. 1,  Amzden;
Varietete me pjekje të hershme, piqen gjatë gjithë muajit korrik: Admiral Devy, Karmen, Erly alberta;
Varietete me pjekje të mesme, piqen gjatë gjithë muajit gusht: Hale, Elberta;
Varietete me pjekje të vonë, piqen gjatë gjithë muajit shtator: Krumel oktober;
Varietete me pjekje shumë të vonë,  piqen gjatë gjithë muajve tetor dhe nëntor. 

Te grupi i Nektarinave, në Shqipëri kohët e fundit ka hyrë disa kultivarë. Ndër të cilët më kryesore janë ato me pjekje të hershme deri në të mesme. Disa nga këto janë: Armking, Neve, Caldesi-200, Big top, Fire briht, Independence, etj.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Teknologjinë e ngritjes së pemëtores së pjeshkës

Data e publikimit: 17/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë