VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË LAKRËS SË BRUKSELIT




Vjelja e lakrës së Brukselit, në përputhje me karakteristikat e kultivarit dhe periudhën e mbjelljes, bëhet atëherë kur “kokat” e saj të kenë arritur madhësinë, formën dhe kompaktësinë karakteristike të kultivarit.

  • Vjelja bëhet 70-90 ditë pas mbjelljes në fushë, për kultivarët e hershëm.
  • Vjelja bëhet 140-160 ditë pas mbjelljes në fushë, për kultivarët e vonshëm. 

Vjelja e parakohëshme, bën që kokate lakrës së Brukselit të jenë jo plotësisht të formuara. Vjeljet e vonshme, çojnë në marrjen e prodhimeve me cilësi të dobët. Vjelja mund të kryhet me dorë ose makineri. Ajo mund të jetë e njëhershme ose e shumëhershme (duar-duar), për kultivarët për prodhim të freskët.

Pas vjeljes prodhimi përzgjidhet në tri kategori, në varësi të diametrit të “kokave”:

  1. < 25 mm
  2. 25-35 mm
  3. > 35 mm

Prodhimi i vjelë amballazhohet në thasë rrjete, sipas kërkesave të tregut, me peshë 0.5; 0.75; dhe 1 kg.

Lakra e Brukselit mund të ruhet shumë mirë në mjedise të ftohta, në qoftë se për këtë qëllim përdoren koka të pjekura, të padëmtuara mekanikisht, të pastra nga dherat dhe lagështia. Temperatura e ruajtjes duhet të jetë rreth 0°C dhe lagështia relative e ajrit rreth 90-95%.

Për ruajtje përdoret amballazhim në thasë rrjete, në të cilët futen 5; 7; ose 10 kg. Metoda më e mirë dhe e sigurtë, është ruajtja në depo frigoriferike, ku temperatura dhe lagështia ajrore janë të kontrolluara.

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I QEPËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të kërpudhave

Përse kërpudhat meritojnë të përhapen më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Cilët janë produktet me bazë bakri dhe përdorimi i tyre?

Cilët janë produktet me bazë bakri dhe përdorimi i tyre?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KUNGULLIT TË DIMRIT NË FUSHË TË HAPUR

Kur duhet të bëhet mbjellja e fidanëve të kungullit të dimrit në fushë të hapur?

Lexo më shumë