Kultivarët (varietet) dhe format e kultivimit tek kumbulla
Në grupin e pemëve frutore, për nga sipërfaqja e mbjellë, ajo radhitet në vendin e pestë. Edhe në Shqipëri, falë kushteve klimaterike tokësore, kumbulla ka gjetur një përhapje të gjerë. Kjo përhapje kaq e gjerë shpjegohet me faktin se frutat e kësaj bime janë shumë të shijshme, numri i madh kultivarëve bën që kjo bimë të gjejë përhapje në shumë zona dhe prodhimi i tyre është i pranishëm nga muaji maj dhe vazhdon deri në fund të tetorit. Gjithashtu, frutat e kësaj peme kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në industrinë përpunuese, si reçelra, marinada, lëngje, prevede, etj.
KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Kërkesat për temperaturën
Kumbulla i përshtatet të gjitha llojeve të klimës. Ajo mund të kultivohet deri në lartësinë mbi 1000 m.
Kërkesat për tokën
Në përgjithësi kumbulla nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, më shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji. Kjo bimë e shfaq potencialin e saj prodhues në toka të thella, të ajrosura dhe të kulluara mirë. Kumbulla është shumë e ndjeshme ndaj lagështirës së lartë të tokës dhe ajrit. Në toka argjilore dhe me lagështirë të tepruar mund të favorizohet zhvillimi i nematodeve. Shkon mirë në toka me përbërje mekanike të mesme (argjilë - ranore), të përshkueshme nga uji me pH 6,5-7 dhe përmbajtjen e kalciumit në tokë 8-12%, por kjo vlerë luhatet në varësi të nënshartesave.
Fazat kryesore të zhvillimit të kumbullës
Tek kumbulla dallohen qartë 9 faza të zhvillimit (fazat fenologjike):
Secila nga këto faza ka dallimet e veta dhe për secilën nga këto kërkohen nivele të ndryshme kushtesh klimaterike-tokësore, si dhe specifika në nivelin e kryerjes së shërbimeve agroteknike.
Varietetet kryesore të kumbullës që kultivohen në vendin tonë
Te kumbulla ekzistojnë rreth 3000 lloje kultivarësh/varietetesh. Veç origjinës së kultivarëve, ka edhe klasifikime të tjera të kumbullës. Për nga periudha e pjekjes së frutave kumbulla ndahet në tre grupe:
Përshkrimi i kultivarëve kryesorë të kumbullës
Përshkrimi i kultivarit Methley
Përshkrimi i kultivarit Shiro
Përshkrimi i kultivarit Santa Rosa
Përshkrimi i kultivarit Burbank
Përshkrimi i kultivarit Axhent
Përshkrimi i kultivarit Gjigant Rosa
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek kumbulla
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëEfekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëSherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?
Lexo më shumë