Bizelja preket dhe dëmtohet nga pak sëmundje e dëmtues. Kryesisht preket nga askohitoza, ndryshku dhe afidet.
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?
Askohitoza
Është një sëmundje që shfaqet në të gjithë bimën si njolla kafe. Çdo njollë përbën në vetvete një çantë të mbushur me spore duke shtuar shumë mundësinë e infeksionit të ri sidomos në mot me lagështi duke shkaktuar tharjen e gjithë bimëve të prekura. Miceli ruhet në fara për 5 vjet. Luftohet me efikasitet me preparate me bazë bakri(lëng bordolez 1%), zineb 0.4% etj. Tepër rezultativ është daconil 75WP me dozë 150-300 g / 100 l ujë.
Ndryshku i bizeles
Është një sëmundje e rrezikshme kërpudhore e bizeles. Sëmundja përhapet kryesisht në gjethe. Karakteristike janë njollat me ngjyrë të verdhë nga lart, në anën e pasme portokalli të ndritshme me spore. Ndryshku shkaktohet nga dy lloje të kërpudhave. Njëra shkatërron tehun e gjetheve, dhe tjetra tërë bimën. Këto dy kërpudha funksionojnë në çift.
Lufta efikase është kur kombinohet qarkullimi bujqësor me preparatet me bazë bakri.
Buburreci i Bizeles
Nuk sjell pak dëme për bizelen. Ky është një buburrec i vogël me madhësi 0.5 cm. Ai ushqehet me fidanët e rinj të bizeles. Dimëron në mbeturinat e bimëve. Duke ngrënë majën, ai nuk i lë as bizelet të zhvillohen dhe lëshon vezët që kthehen në larva që do të ushqehen me vegjetacionin e bizeles. Një gjeneratë e re e buburrecit do të lëshohet brenda një muaji.
Ky dëmtues mund të parandalohet duke bërë qarkullimin bujqësor, eleminimin e mbeturinave bimore bartëse të dëmtuesit në fazë dimëruese. Në kohën e lulëzimit bëhet spërkatje me estere fosfori.
Tenja e Bizeles
Tenja është një flutur që fillon fluturimin e saj kur lulëzojnë bizelet. Ajo vendos 24 vezë. Nga vezët dalin larvat të cilat hanë bizelet e reja jeshile. Ky dëmtues kontrollohet me mbjelljen e hershme të farave në mënyrë që lulëzimi të fillojë para pjelljes së fluturave. Qarkullimet bujqësore, zhdukja e mbeturinave bimore dhe bashkë me to eleminohen pupat dimëruese të tenjës. Gjithashtu tenja e bizeles luftohet me preparate kimike si esteret e fosforit.
Afidet
Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, bizelja mund të preket dhe nga afidet të cilat shkaktojnë dëme të mëdha sidomos në mot të thatë. Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik. Masë luftimi me rëndësi është zhdukja e barërave të këqija, të cilat janë strehuese të afideve.
VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BIZELES
Vjelja e prodhimit të bizeles kryhet:
Pse ndodh kjo ?
Sepse bishtajat me moshë më të vjetër, zakonisht kanë përmbajtje më të madhe të amidonit dhe përqindje më të vogël të sheqerit në kokrra.
Bizelja bishtajë tregtohet e freskët dhe mund të ruhet për jo më shumë se 2-3 ditë.
Bizelja kokërr ruhet e freskët jo më shumë se 3-4 ditë.
Frutat e vjela shtrohen në arka 3-5 kg.
Ruajtja e prodhimit të freskët mund të bëhet për jo më shumë se 3-4 ditë, ndërsa në mjedise me klimë të kontrolluar, në temperaturën 7-9 oC dhe lagështi relative të ajrit 90-95 % për jo më shumë se 15 ditë dhe në ngrirje për më shumë se 6-9 muaj.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumëEkzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:
Lexo më shumëSi evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?
Lexo më shumë