Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të lakrës së Brukselit?




Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e lakrës së Brukselit duhet te kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës
Punimi i thellë 30-35 cm është mirë të kryhet herët. Pas tij, në varësi të periudhës së mbjelles, kryhen punime përgatitore si diskime e frezime, gjatë të cilave bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Tokat ku do të mblillet lakra e Brukselit të jenë të kulluara.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse për të siguruar kullim të plotë gjë të cilën e kërkon lakra e Brukselit.

Plehërimi i tokës
Lakra e Brukselit është bimë me kërkesa të larta për lëndë ushqyese. Plehërimi duhet të bëhet në përputhje me karakteristikat bimore të kultivarëve, tipin e tokës, mënyrën e kultivimit, dendësinë e mbjelljes etj. Në punimet përgatitore të tokës, para mbjelljes të përdoret gjithë sasia e planifikuar e plehërave organike dhe fosforike, 1/3 e plehrave azotike dhe 1/2 e atyre potasike, ndërsa pjesa tjetër e tyre përdoret gjatë periudhës bimore

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek lakra e Brukselit? 
Për të marrë një prodhim prej 20 kv/dyn lakër Brukselit, kërkohen:  azot (N) 15-18 kg lëndë aktive;fosfor (P2O5) 10-122 kg lëndë aktive; potas (K2O) 16-18 kg lëndë aktive.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i lakrës sëBrukselit. 

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GRURIT

Përse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të labotit në fushë të hapur

Përse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë