Përpara se të mbillni fidanët ju duhet të disifektoni dhe të pajisni serrën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues si kurthe ngjitëse, ferromone etj. Më pas filloni me përgatitjen e tokës, duke filluar me punimin e saj, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajror, i cili është një kusht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e patëllxhanit.
KUJDES! Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës paraardhëse.
REKOMANDIM! PËRPARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET TA EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE.
Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:
Temperaturat optimale që bima të funksionojë janë: 21-25°C gjatë ditës dhe rreth 17-19°C gjatë natës, me lagështi ajërore 60-70%, si ditën dhe natën. Luhatje nga këto vlera e bëjnë bimën më të ndjeshme ndaj sëmundjeve.
Si duhet të krasitet patëllxhani?
Krasitja e patëllxhanit bëhet kur bima jep lulet e para. Ajo konsiston në heqjen e të gjithë krahëzave. Më pas bima lidhet me spango, në dy, tre ose në katër degë. Një skemë krasitje, që përfshin edhe orientimin e bimës në katër degë, mund ta shihni në foton e mëposhtme. Vijat e kuqe simbolizojnë pjesët e bimës që duhen hequr.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi skemat plehëruese të patëllxhanit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumëEkzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:
Lexo më shumëSi evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?
Lexo më shumë