Përse duhen kontrolluar insektet në agrumishte? Dëmtuesit insekte shkaktojnë humbje prodhimi nga ku nevojitet kontrolli i tyre.
Breshkëza e kuqe Shkakton dëm të madh në agrume.
Insektet mbulojnë gjethet (në dy anët), degëzat me frutat; rrallë gjenden insekte në degë të trasha.
Gjethet zverdhen në vendin ku ngulet insekti dhe kur këta të fundit janë me shumicë, në përgjithësi zverdhen dhe bien.
Frutat e prekur përdridhen, kanë pak lëng dhe janë të varfër në lëndë ushqimore. Shpesh ndodh që dëmtohet krejt prodhimi dhe bima thahet.
Insekti ka 4 brezni.
Pambukorja
Larvat veshin më shumë degët e holla e të trasha si dhe gjethet, sidomos në anët e poshtme të tyre.
Thithin lëngun ushqimor të bimës dhe nxjerrin lëndët sheqërore që ndihmojnë zhvillimin e sëmundjes së tymosjes.
Gjethet zverdhen, bien, bimët e prekura dobësohen.
Ka tre brezni në vit.
Breshkëza në formë presje
Njihet lehtë nga mbulesa dyllore e femrës së rritur, e zgjatur në formë presje.
Insekti vendoset mbi degë, gjethe e fruta duke thithur lëngjet ushqimore nga qelizat e bimës.
Ka tre brezni në vit.
Breshkëza e bardhë
Si pasojë e thithjes së lëngut, gjethet e frutat dobësohen dhe bien, ndërsa kur prekja është e rëndë, shkaktohet tharja e krejt bimës.
Gjatë vitit jep 3-4 brezni.
Breshkëza e butë (luspore)
Sipërfaqja e mbulesës është dyllore dhe ka një pamje në formë rrjete.
Duke thithur lëngun shkakton zverdhjen e gjetheve, dobësimin e drurëve dhe si rrjedhim dëmton prodhimin dhe cilësinë e tyre.
Ndihmon njëkohësisht edhe në prekjen nga tymosja.
Ka deri në tre brezni në vit.
Breshkëza dyllore
Dëmton me anën e thithjes degët, filizat, gjethet, ndërsa tek pemët e reja edhe trungjet.
Përveç dëmit direkt ato shkaktojnë edhe dëme indirekte, pasi me sekrecionet e lëngëshme sheqerore që nxjerrin, zhvillohet tymthi i cili pengon funksionimin normal të proçesit të përvetimit dhe të shpërvetimit.
Breshkëza dyllore e agrumeve është mjaft e qëndrueshme ndaj ngricave.
Ngricat e dimrit nuk mund të ndihmojnë shumë në uljen e numrit të këtij dëmtuesi.
Ka vetëm një brezni në vit.
Masat e kontrollit e breshkëzave
Të mospërdoren me tepricë plehrat azotike.
Të realizohen krasitje ku garanton një ajrim të mirë të kurorës.
Të shmangen mbjelljet në distanca të afërta.
Ndërhyrjet kimike:
Të përdoren vajra minerale të lehtë: Pyriproxifen, Buprofezin.
KUJDES! Të ndërhyhet vetëm një herë me Pyriproxifen në prani të larvave të para dhe infeksioneve të rënda.
Morrat (Toxoptera aurantii Foscc.)
Prekin gjethet e reja, lastarët dhe kokrrat e porsaformuara të agrumeve.
Gjethet zverdhen e përdridhen, lastarët shtrembërohen, ndërsa kokrrat bien ose nuk zhvillohen mirë.
Morri i agrumeve prodhon shumë ekskremente të lëngëshme të sheqëruara (melasë) me të cilat ushqehen mizat, milingonat dhe insektet e tjera.
Agrumet preken shpesh herë edhe nga specie të tjerë të morrave si: Aphis gossypi dhe Aphis medicaginis.
Krehëbardha (Dialeurodes citri)
Infektonpjesën e poshtme të gjetheve duke i mbuluar me koloni.
Prodhojnë melate që mbulohet nga tymthi.
Bimët vyshken, gjethet rrëzohen dhe frutat e mbuluar nga melata pësojnë zhvlerësim tregtar.
Masat e kontrollit
Racionalizimi i ujitjeve.
Me shfaqjen e individëve të rinj të ndërhyhet më vajra minerale të lehtë.
Tenja
Larvat dëmtojnë lulet dhe në këtë mënyrë pengojnë formimin e frutave.
Ka tri brezni në vit.
Dy breznitë e fundit dëmtojnë frutat e agrumeve. Preferon më tepër limonin dhe qitron.
Masat e kontrollit
Monitorimi i insekteve:
Me gracka ,
Me ferromone në agrumishte
Pas kapjeve të para në ferromone ndërhyhet me Bacillus thuringiensis.
KUJDES! Ndërhyrje me preparate kimike vetëm në infeksione shumë të rënda.
Merimanga e argjendë
Merimanga, duke thithur lëngun e bimës i zbraz qelizat e agrumeve të dëmtuara.
Në frutat e mandarinës lëkura merr ngjyrë të murrme ndryshku.
Në frutat e portokallit ngjyrë ndryshku të errët në të kuqe.
Frutat e limonit të prekur në fillim kanë njolla të përhime me shkëlqim të argjendë, kurse më vonë marrin ngjyrë të murrme.
Në gjethet e reja të prekura humbet shtresa e dyllit dhe gjatë damarëve në faqen e poshtme të llapës shfaqet ngjyrë e murrme, ndërsa kur prekja është e përgjithëshme krejt llapa e gjethes merr ngjyrë të murrme.
Degët e dëmtuara marrin ngjyrë ndryshku të errët.
Akari
Në bimët e prekura shkakton deformime të ndryshme duke filluar nga sythet, filizat, gjethet, lulet dhe deri tek frutat.
Sythat e prekur humbasin vitalitetin dhe në vend të tyre zhvillohen sythat rezervë, por që më vonë edhe këto preken.
Ky proces vazhdon disa herë dhe në këtë mënyrë pak nga pak formohet një grumbull i parregullt sythash të shkatërruar.
Filizat e prekur kanë ndërnyje të shkurtra, ndërsa zhvillimi i mëtejshëm i sythave rezerve jep një vegjetacion që ka pamjen e një shkurreje.
Gjethet janë të përdredhura në formë turjele.
Lulet e porsaçelura kanë pamje jo normale.
Frutat janë të shtypura dhe shpesh herë janë shumë më të mëdha se sa ato normale
Frutat e agrumeve në kushte të tilla rrallë piqen dhe rrëzohen para kohe (kur janë akoma të vogla).
Merimanga e kuqe
Mbi gjethet e prekura në fillim shkaktohen njolla të verdha, të cilat më vonë zgjerohen dhe marrin një ngjyrë të kuqe që është shumë karakteristike.
Gjethet e prekura mbështillen, thahen dhe bien para kohe, si pasojë bima nuk përveton mirë, dobësohet, pakësohet prodhimi i luleve dhe i frutave.
Dëmet më të mëdha ndodhin kur vera është e nxehtë dhe e thatë.
Masat e kontrollit të këpushave
Shumica e insekteve të dobishme mund të kontrollojnë mbajtjen e një ekuilibri natyror.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përdorimin ë insekticideve e akaricideve.
Në rast nevoje të përdoren vajra minerale të lehta.