Vjelja dhe ruajtja e prodhimit tek lajthia




Shumica e varieteteve të lajthisë piqen në fund të muajt gusht. Si kritere të pjekjes janë shkëputja e lehtë e frytit nga mbështjellja gjethore, ngjyra gështenjë e kokrrës dhe perispermës (cipa mbështjellëse e thelbit, farës) dhe ngjyra e verdhë e mbulesës gjethore të frytit.

Vjelja fillon në fund të muajit gusht, bëhet kryesisht me dorë kur kultivohet në forme shkurre dhe e mekanizuar kur kultivohet me një trung. Në këto rast përdoren kombajna të veçanta që bëjnë tundjen e degëve dhe mbledhjen e kokrrave njëherësh.

Vjelja me dorë: Bëhet me shkundje të degëve, ose duke i këputur kokrrat me dorë, bashkë me mbulesat gjethore. Para vjeljes bëhet pastrimi i shkurres (bimës) nga fundakët dhe kositet sipërfaqja kur tokën e kemi mbajtur tapet, për të lehtësuar mbledhjen e kokrrave apo shtrirjen e rrjetave. Vjelja zakonisht bëhet në dy duar dhe duhet të mbarojë sa më shpejt në mënyrë që të shmanget të qëndruarit e kokrrave për një kohë sa më të gjatë në tokë. Në terrene të vështira vjelja bëhet me ndihmën e rrjetave  që shtrohen poshtë kurorës dhe që më pas mblidhen e ngarkohen në mjetet e transportit.

Menjëherë pas vjeljes lajthitë vendosen në diell, në një shtresë të hollë 10-15 cm, për t’u tharë. Për të realizuar një tharje uniforme lajthitë përzihen vazhdimisht. Pas disa ditësh mbulesat gjethore marrin ngjyrën kafe dhe shkëputen lehtë. Zhveshja bëhet me dorë ose me makina speciale. Pas zhveshjes mbahen 10-15 ditë në diell, deri sa lagështia e kokrrës  të ulet në nivelin optimal (kujdes nga shiu dhe vesa). Tharja e mirë u jep frutave një shije të veçantë.

Vjelja e mekanizuarNë pemëtoret e ngritura në fushë përdoret me sukses vjelja e mekanizuar me shkundës dhe mbledhës që i ngarkon direkt në kamion (mjetin  e transportit). Kokrrat e mbledhura pastrohen me makinë ventiluese që i ndan frutat nga ndonjë papastërti. Lajthitë e pastruara thahen në dysheme ose rrjeta të varura. 

  • Lagështia përfundimtare në lajthitë e paçara duhet të jetë 8-10% dhe më pak se 6% në ato të çara.
  • Pas tharjes lajthitë ambalazhohen në thasë beze ose arka plastike, që nuk  thithin lagështi. 
  • Prodhimi ruhet në ambiente të pastra dhe pa lagështi për të eliminuar thithjen e ndonjë ere të padëshiruar dhe ngritjen e lagështisë së frutave.
  • Lajthitë mund të ruhet deri në 14 muaj në temperaturën 21°C. Në temperaturë  2,8 – 2,9°C dhe lagështi ajrore 60 - 65% ruhen deri në 4 vjet.

Data e publikimit: 09/02/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Me ben pune

-Muharem Tartari


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek lajthia

Lajthia, krahasuar me pemët e tjera frutore, nuk preket aq shumë nga sëmundjet e dëmtuesit. Megjithatë, për një prodhim të lartë e cilësorë, menaxhimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve tek kjo bimë është i domosdoshëm.

Lexo më shumë

SHËRBIMET AGROTEKNIKE TEK LAJTHIA

Kryerja në kohë e cilësi e shërbimeve agroteknike tek lajthia ndikon në futjen e shpejtë në prodhim, frutifikim të rregullt dhe në jetëgjatësinë e bimës. Ndër shërbimet kryesore janë: punimi i tokës, plehërimi, ujitja, krasitja dhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të lajthisë

Pse duhet të kultivojmë lajthinë?

Lexo më shumë