Sëmundjet kryesore
Zjarri bakterial oriental (Antisogramma anomala) shpërndahet me anë të erës. Shkakton njolla të zeza që radhiten përgjatë degëzës së infektuar. Sporet përhapen me anë të erës dhe shiut. Cikli jetësor është dy e më shumë vjet. Qëndron në gjendje qetësie, e fjetur për 12-15 muaj.
Zjarri bakterial i zakonshëm (Xanthomonas campestris pv Corylina)
Është sëmundje bakteriale serioze që prek pemët dhe filizat e rinj të lajthisë deri në moshën 6 vjeç. Prek gjethet, sythat, frutat e rinj dhe degët. Luftohet duke bërë trajtime me preparate bakri. Spërkatja e parë bëhet në fund të muajt gusht, spërkatja e dytë kur bien gjethet (kur në pemë kanë mbetur ¼ e gjetheve) dhe spërkatja e tretë kur janë bymyer sythat.
Thyerja e degëve (Cytospora corylicola)
Sëmundjet kërpudhore të frutave
Lajthia mund të preket nga kërpudha Nemataspora coryli që prek thelbin, i cili merr pjesërisht ose plotësisht shije të hidhur dhe konsistencë të butë (thelbi zbutet). Kjo ndodh kur kërpudhat magazinohen pa u tharë mirë.
Dëmtuesit kryesorë të lajthisë
Hundëgjati i lajthisë (Balaninus nucum)
Shkakton dëme të mëdha të kokrrave të lajthisë. Ky dëmtues është një insekt krah fortë, i vogël 11 – 14 mm, me ngjyrë gri në të verdhë, me formë vezore të zgjatur. Insektet e rritur dimërojnë në tokë. Dalin në fund të pranverës dhe vendosin vezët brenda në frutat e vegjël të lajthisë (zakonisht nga një vezë në çdo frut). Larvat që lindit zhvillohen duke ngrënë thelbin. Në muajin gusht plotësojnë zhvillimin, dalin nga kokrra dhe bien në tokë ku edhe dimërojnë.
Luftohet me insekticide (carbaryl) duke i spërkatur bimët 10 ditë para vendosjes së vezëve dhe spërkatja përsëritet pas 10 ditësh.
Eriofida (Phytoptus avellanae)
Insekti e kalon dimrin brenda sythave duke bërë shpime në formë galerie, duke i deformuar e dëmtuar ato. Luftohet me sulphur WP dhe azinphos – methil.
Tatarbiqi i lajthisë, Hazelbug (Gonocerus acuteangulatus)
Ky dëmtues dëmton frutat e rinj dhe shkakton abortimin e tyre si dhe prish shijen e frutave të pjekur. Luftohet me maiathion ose endosulphan.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjelja dhe ruajtja e prodhimit tek lajthia
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë