SHËRBIMET AGROTEKNIKE TEK LAJTHIA




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Mbajtja e tokës tek lajthia

  • Mbajtja e tokës tapet, konsiston në mbajtjen e tokës në midis rreshta me barë duke kositur dhe e grirë masën disa herë gjatë vegjetacionit (4 – 6 kositje për sezon). Kositja herët në pranverë si dhe përdorimi i herbicideve të kontaktit në drejtim të rreshtit ndikon ndjeshëm në uljen e konkurrencës së barërave të këqija. Kjo metodë është e përhapur shumë sepse eliminon shumicën e punës të përgatitjes së terrenit gjatë vjeljes.
  • Mbajtja e tokës ugar, konsiston në mbajtjen e tokës të punuar (me punime, kultivime e frezime) dhe të pastër nga barërat e këqija. Thellësia e punimeve nuk duhet të kalojë thellësinë 10 cm, sepse sistemi rrënjor i lajthisë është i vendosur cekët dhe punimet e thella e dëmtojnë atë. Mbajtja e tokës ugar rekomandohet në pemëtoret e reja, të moshës deri 3 vjeçare.
  • Mbjellja me kultura të ndërmjetme, konsiston në mbjelljen e midis rreshtave me bimë leguminoze (bishtajore) dimërore të cilat ruajnë tokën nga erozioni dhe përdoren si ushqim për blegtorinë, por mund të përdoren edhe për plehërim të gjelbër. Në pranverë ato kositen, kur toka mbahet tapet dhe përmbysen kur toka mbahet ugar.

Plehërimi i lajthisë
Një analizë e përgjithshme e gjendjes së elementëve ushqyes do të na krijojë mundësinë për t’i siguruar bimës nivelin optimal të këtyre elementeve për rritje dhe frutifikim normal. Për këtë qëllim kërkohet:

  • Analiza e tokës para mbjelljes
  • Vëzhgimet e rritjes vjetore (madhësia e gjetheve, ngjyra e tyre dhe prodhimi vjetor)
  • Analiza gjethore (për të parë cilat elementë janë në nivel normal, cilët mungojnë e cilët janë me tepricë)
  • Analiza e tokës në pemët e rritura

Ujitja e lajthisë
Lajthia është shumë e ndjeshme ndaj stresit ujor. Kërkesat e saj vjetore për lagështi janë 800 mm shi në vit. Mungesa e lagështirës:

  • Redukton rritjen e bimës;
  • Formon lastarë të shkurtër, të cilët nuk diferencojnë sytha frutorë;
  • Shton rrëzimin e frutave duke ulur sasinë e frutave dhe të prodhimit;
  • Ul cilësinë e prodhimit (kokrra nuk mbushet mirë).

Më e ndjeshme dhe rënia e prodhimit është e theksuar kur thatësia e shoqëron këtë bimë 10 – 15 ditë pas lidhjes së frutave dhe gjatë rritjes së kokrrës dhe thelbit (në mes të verës). Meqenëse në zonat e vendit tonë ku mbillet lajthia, periudha qershor deri në shtator shoqërohet me mungesë reshjesh, gjatë mbjelljes së pemëtoreve me lajthi duhet të parashikohet edhe kryerja e ujitjes. Metodat më të përshtatshme të ujitjes janë ujitja me pika dhe ajo nëntokësore sepse nuk prishin strukturën e tokës dhe ekonomizojnë ujin e përdorur.

Krasitja e lajthisë: Tek lajthia kemi krasitjen formuese, krasitjen prodhuese dhe krasitjen ripërtëritëse.
Krasitja formuese realizohet nga mbjellja e deri në hyrjen në prodhim dhe shërben për dhënien e formës së kurorës që ne caktojmë.

Lajthisë i jepet formë: shkurre me shumë trungje dhe kupore me një trung:

  • Për formën e kurorës shkurre zakonisht mbillen 2 - 3 bimë në një gropë. Në vitin e parë të mbjelljes bëhet shkurtimi i tyre në 25 cm lartësi (katër sytha vegjetativë). Vitin e ardhshëm nga lastarët e zhvilluar zgjidhen 6 – 8 prej tyre dhe priten me dy sytha. Kur kemi zhvillim të mirë e të fuqishëm, jo të gjithë lastarët priten me dy sytha. Në këtë rast hiqen plotësisht lastarët e dobët dhe ato që janë afër njëri-tjetrit dhe lihen ato me zhvillim më të mirë dhe që kanë shpërndarje uniforme. Pra kështu kemi formuar një shkurre me 6 - 8 lastarë.
  • Për formimin e kurorës kupore me një trung në mbjellje përdoret një bimë për çdo gropë. Fidani shkurtohet në lartësinë 40 - 50 cm. Vitin e ardhshëm, nga lastarët e shpërthyer, lihen 4 - 5 më të fuqishmit dhe të shpërndarë sa më uniforme dhe shkurtohen me nga 4 - 5 sythe. Këto do të shërbejnë si degë skeletore të rendit të parë dhe që do të formojnë kurorën kupore.

Krasitja prodhuese: Në krasitjen prodhuese duhet pasur parasysh se lajthia prodhon në degëzat e vitit të kaluar (degët njëvjeçare), ku më prodhuese janë degët me gjatësi 15 - 20 cm, ndërsa degëzat 5 - 6 cm të gjata janë sterile. Gjithashtu, duhet të sigurohet sa më shumë ndriçim brenda kurorës. Ndriçimi i mirë ndikon në fuqizimin e degëzave prodhuese.

Si realizohet krasitja prodhuese?

  • Shkurtimi deri në 1/3 – ½ të degëzave prodhuese të dobësuara (me gjatësi më të vogël se 10 – 14 cm), krasitja “buckcut”.
  • Heqja e fundakëve (lastarëve që dalin nga qafa e rrënjës) gjatë verës. Bëhet 2-3 herë në vit, kur ato arrijnë gjatësinë  10 – 15 cm.
  • Largimin e degëve të thata e të kryqëzuara ose që mbulojnë njëra tjetrën
  • Shkurtimi i majave duke e mbajtur kurorën në lartësi 3 - 4 m.

Krasitja ripërtëritëse

  • Bimët me kurorë të formuar në vitin e 3 - 4 hyjnë në prodhim. Prodhimi vjen në rritje dhe në vitin e 12 arrin kulmin dhe ky prodhim i lartë qëndron i stabilizuar deri në moshën 20 - 25 vjeçare. Pas kësaj periudhe fuqia e rritjes së degëzave prodhuese zvogëlohet, degëzat bëhen të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe fillojnë të thahen. Në këtë kohë lind nevoja e ripërtëritjes së degëve të vjetra me degë të reja.
  • Degët e reja zgjidhen nga fundakë të moshës dy vjeçare. Zëvendësimi bëhet gradual, duke përgatitur paraprakisht zëvendësuesit. Zëvendësimi i plotë i një bimë bëhet brenda 2 - 3 viteve.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek lajthia.

Data e publikimit: 26/01/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Pershtypjet me te mira.

-Muharem Tartari


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë