Teknologjia e kultivimit të Kastravecit në fushë të hapur




Përse kastraveci ka gjetur një përhapje  tëmadhe në vendin tonë ? Kjo  sepse:

  • Ka shije të veçantë dhe përdorim të shumëanshëm (i freskët, në sallatë, turshi, marinadë etj)
  • Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e kastravecit.
  • Ka aftësi të lartë prodhuese dhe efektivitet ekonomik, fermeri siguron të ardhura të kënaqshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Cilat janë kërkesat pë klimën, tokën dhe parabimën?
Kastraveci përfshihet në bimët me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësi-dashëse. Origjina e kastravecit është nga Azia si vatër e parë dhe nga Afrika e Veriut si vatër e dytë. Disa nga kërkesat termike më kryesore, në mënyrë të përmbledhur janë:

  • Temperatura minimale jetësore varion nga 0-2°C
  • Temperatura biologjike (ose aktive) është 13-15°C
  • Temperatura optimale e rritjes në ditën me diell është 25-30°C
  • Temperatura minimale e mbirjes është 13-15°C
  • Temperatura optimale e mbirjes është 25-300C
  • emperatura minimale për lulëzim20-24 ditën dhe 18-20°C natën
  • Temperatura maksimale biologjike deri në 35°C (mbi 35°C nderpret fotosintezën).
  • Temperatura e përshtatshme e tokës është 15-20°C, nën 11°C dhe mbi 27-28°C, janë frenuese për përvetësimin e lëndëve ushqyese dhe të ujit nga sistemi rrënjor.

Regjimi termik është përcaktues në lulëzimin dhe rritjen e frutave. Temperaturat e ulëta nxisin daljen e luleve femërore ndërsa ato të larta nxisin daljen e luleve mashkullore. Drita më e përshtatshme është kur vlerat e ndriçimit janë nga 20-40 mijë lux. Minimalja e pranueshme në raste të veçanta është deri në 5 mijë lux.

Kastraveci ka shumë kërkesa për ujë. Periudha më kritike është në fazën e lidhjes së frutave. Lagështira toksore duhet të jetë në vlerat 70-80 në periudhën e rritjes se bimëve dhe deri në 90% gjatë periudhës se rritjes së frutave.
Kastraveci ka kërkesa të larta për tokën. Kjo bimë pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëtatë kulluara, me përbërje mekanike ronore-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara janë shumë të përshtatshme për kastravecin sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon më së miri në rritjen e shpejtë të bimëve, lulëzimin dhe frutifikimin e shpejtë të prodhimit.

Për sa i përket parabimës, kastraveci shkon shumë mirë nëse mbillet pas drithrave si grurit, por edhe misrit, sepse tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqija dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira janë bimët bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të familjes kungullore), kastraveci nuk duhet të mbillet,sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë  kastraveci është parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen kungullore.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Përgatitja e tokës për mbjelljen e fidanëve të kastravecit

Data e publikimit: 27/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë

VRUGU NË KASTRAVECIN E SERRËS

Vrugu është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës...

Lexo më shumë

CILËT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KASTRAVECIT

Bimët e kastravecit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.

Lexo më shumë

VJELJA DHE AMBALAZHIMI I KASTRAVECAVE

Pse ka rëndësi momenti i vjeljes së kastravecit?

Lexo më shumë