Përgatitja e tokës për mbjelljen e fidanave të shalqinit




Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të shalqinit? 

Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm, pas të lashtave 45-50cm. Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë. Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4-7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit në të.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike 50-70 kv/dy dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike. Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek shalqini? 

Duhet patur parasysh se:  për të marrë 100 kv prodhim të freskët, shalqini kërkon rreth 120-140 kv pleh organik të kalbur dhe plehëra minerale:                                             Azot (N) 17 kg lëndë aktive, ose e konvertuar në rreth 0,5 kv nitrat amoni;                                                                                                                                                     Fosfor (P2O5) rreth 13 kg ose e konvertuar në superfosfat në 1,1 kv me 12% lëndë aktive;                                                                                                         Plehëra potasike rreth 27kg lëndë aktive, ose e konvertuar në 0.5 kv sulfat potasimë 50 % K2O;                                                                                                                  Plehëra magneziale rreth 5-10 kg lëndë aktive MgO.

 

 

 

Plehërimi bazë i shalqinit

Lloji i Plehut që përdoretSasia fizike e plehut kg/dySasia e lëndës vepruese që përdoret kg/dy

Azot

(N)

Fosfor

(P2O5)

Potas

(K2O)

Magnez

(MgO)

Ure188---
Sulfat potasi50--25-
Superfosfat80-16--
Sulfat magnezi50---8

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi varietetet, mbjellja dhe kultivimi i shalqinit. 

Data e publikimit: 02/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GRURIT

Përse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të labotit në fushë të hapur

Përse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë