Teknologjia e kultivimit të Sallatës në fushë të hapur




Sallata është bimë me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe ato të pellgut të Mesdheut. Është e përhapur dhe kultivohet në shumë vende të botës për prodhim gjithëvjetor. Në vendin tonë njihet dhe përdoret gjerësisht, kryesisht në vendet e zonës së ngrohtë të Ultësirës Perendimore.

Përse sallata po gjen përhapje në vendin tonë?

  • Kjo bimë ka gjetur një përhapje dhe një përdorim të gjerë për vlerat ushqimore që ka.
  • Ka përdorim gjithëvjetor, në kuzhinën familjare dhe lokalet publike.
  • Gjethet e sallatës dallohen kryesisht për përmbajtje të lartë, të elementëve minerale dhe vitaminave.
  • Sallata, ka përdorim të gjerë në të ushqyerit e njeriut, kryesisht si e freskët.

Cilat janë kërkesat e sallatës për klimën, tokën dhe parabimën?
Sallata, është bimë e përshtatur për kultivim në zonat me klimë të butë Temperatura minimale e mbirjes është 4°-6°C

  • Temperatura optimale e mbirjes është 15°-20°C
  • Temperatura më e ulët e rritjes është 6°C.
  • Temperatura ideale e rritjes është 20-24°gjatë ditës dhe 7-11°gjatë natës
  • Temperatura më e ulët për rritjen është rreth 6°C

Kujtesë për kultivuesit e sallatës!
Intensiteti i ndriçimit luan rol të rëndësishëm në rritjen e bimës dhe karakteristikat morfologjike të gjetheve të sallatës. Në kushte të intensitetit të ulët të ndriçimit, ulet tempi i rritjes, ulet raporti mezofil/nervaturë në gjethe dhe gjethet e bazës tentojnë të zgjaten e të ngushtohen. Edhe kërcelli priret të zgjatet.

Në cilat toka shkon më mirë sallata?
Sallata kultivohet në të gjitha tipet e tokave, nga ranoret deri në ato argjilore, mjafton të kenë kullim të mirë dhe strukturë të njëjtë. Më të pëlqyeshme, edhe për prodhim të hershëm, janë tokat rano-argjilore, të thella, të freskëta, të kulluara mirë, të pasura me lëndë organike, me pH 6-7.

Tokat acide ose të kripura nuk janë të përshtatshme. 
Në tokat që mbajnë lagështi, kryesisht gjatë periudhës së dimirit, mund të lindin probleme të asfiksimit të sistemit rrënjor, prandaj këshillohet një sistemim i mirë i tokës dhe kullim i përsosur i saj.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë sallatës ? 
Sallata, mund të mbillet mbas gjithë kulturave bujqësore, pas grurit, bimëve foragjere pranverore, bishtajoreve, por edhe mbas perimeve.

KUJDES! Duhet të shmanget kultivimi i sallatës pas vetvehtes sidomos në toka të varfëra me lëndë organike. 

PËRGATITJA E TOKËS
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të sallatës ? 

Punimi i tokës 
Punimi i tokës 26-30cm është mirë të kryhet herëtPas tij në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Pas kësaj, në drejtim të rreshtave hapen brazda me kultivatorë ose prashajkë, të cilat ndihmojnë në ujitje dhe ruajtje të lagështisë së tokës.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Për të siguruar kullim të përsosur gjë të cilën e kërkon sallata.

Plehërimi i tokës
Sallata, në krahasim me perimet e tjera, ka nevojë për sasi të pakët të lëndëve ushqyese, por tokat i kërkon të plehëruara mirë. Në punimet përgatitore duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.

Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek sallata ? 

Për të prodhuar 10 kv/dyn, bimët e sallatës tërheqin nga toka, azot (N)– 3.2 kg lëndëaktive;fosfor (P2O5)-1.6 kglëndë aktive; potas (K2O)– 7, kg, kalcium (Ca)  1.6 kg dhe magnez (MgO) 2 kg.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i sallatës. 

Data e publikimit: 29/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GRURIT

Përse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të labotit në fushë të hapur

Përse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë