TENDENCAT E REJA TË VARIETETEVE TË SHALQIRIT




Me mundësitë e reja që ka krijuar eksporti, po ju paraqesim më poshtë disa tendenca të reja të varieteteve të shalqirit, në mënyrë që fermerët të kenë më shumë zgjedhje për të kultivuar dhe në të njëjtën kohë mundësi më të mëdha për të rritur të ardhurat e tyre. Të gjithë kultivarët e mëposhtëm garantojnë çmim shitje më të lartë se shalqiri tradicional. 

Shalqiri pa farë 
Shalqiri pa farë, dalë-nga-dalë po dominon tregjet europiane. Duke parë këtë tendencë, ne rekomandojmë këtë risi. Kultivarët e këtij lloji kanë peshë 2 – 8 kg dhe formë të rumbullakët deri në ovale. KINI PARASYSH! Kur mbillni këtë kultivar, në çdo tre bimë duhet mbjellë edhe një bimë klasike me fara, në mënyrë që të realizohet pjalmimi. 

Varietetet e rekomanduara: Regus F1, Podium F1

Shalqiri mini 
Ky kultivar karakterizohet nga pesha e tij 1.5 – 2.5 kg, që e bën atë shumë të përshtatshëm për konsum në familjet me pak persona. Gjithashtu, veçoria që e dallon nga kultivarët e tjerë është përqindja e lartë e sheqerit në frut dhe hershmëria e tyre.  Rekomandohet të mbillen me densitet 6000-8000 bimë/ha. 

Varietetet e rekomanduara: Modellino F1, Ketty F1

Shalqiri me tul të verdhë 
Shalqiri me tul të verdhë është një kultivar i veçantë i cili dallon nga shalqiri tradicional për nga ngjyra e tulit. Pesha e tij varjon 4 – 8 kg. Këto kultivar janë të përshtatshëm për konsum të restoranteve dhe tregjeve të veçanta.

Varietetet e rekomanduara: Graciosa F1

Sugar baby
Ky variet karakterizohet nga ngjyra e tij jeshile e errët deri në të zezë. Veçori për këtë varietet është shija shumë e ëmbël dhe ngjyra e kuqe e zjarrtë e tulit. Pesha e frutit varjon 6-9 kg. Ka interes për eksport. 

Varietetet e rekomanduara: Fireball F1 

Shalqi me forma të ndryshme
Në tregjet e lindjes së largët, kultivohen shalqinj me forma kryesisht kubike por edhe në forma të tjera. Kjo metodë është shumë e përhapur në Japoni dhe shërben për të bërë transportin më të lehtë. Duke qënë produkt i vecantë, ai shitet me një cmim 2-3 herë më të lartë se shalqiri normal. Forma e tyre realizohet duke e vendosur frutin e sapoformuar në një kuti kubike prej xhami. 

Data e publikimit: 20/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PËRGATITJA E LAKRËS PRANVERORE PËR EKSPORT

Në 5-6 vitet e fundit Shqipëria ka filluar të rrisë eksportin e lakrës pranverore në vendet e Evropës.

Lexo më shumë

PËRGATITJA E DOMATES PËR EKSPORT

Vitet e fundit Shqipëria është bërë vënd faktor në eksportin e perimeve ne Evropë.

Lexo më shumë

Standardet për eksportin e mollëve

Prodhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)

Lexo më shumë

MJALTI DHE VLERAT E TIJ

Përfitimet nga mjalti dhe vlerat e tij ushqyese

Lexo më shumë