REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e preshit duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Për të patur një shtrat të mirë të tokës ku do të mbillet preshi, fillimisht bëjmë punimin e parë qilizmë, herët në pranverë në thellësinë 35-40 cm dhe para mbjelljes bëhet punimi i dytë në thellësinë 26-30 cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshët. Tokat ku do të mbillet preshi të jenë të kulluara.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Për të siguruar kullim të përsosur, gjë të cilën e kërkon preshi, kanalet kulluese duhet të hapen thellë, nën nivelin e sistemit rrënjor.
Plehërimi i tokës
Për të patur rendiment të lartë të preshit, toka duhet plehëruar në mënyrë të baraspeshuar. Për çdo kv prodhim nevojitet 1kv pleh organik i kalbur mirë. Para punimit të dytë të tokës duhet të shpërndahen të gjitha llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike. Në bazë të analizave kimike të tokës, sipas nevojës mund të hidhet dhe një sasi plehu azotik në formën e uresë.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek preshi?
Për të marrë një ton prodhim të freskët të preshit, kërkohen: azot (N)– 3.3 kg lëndë aktive;fosfor (P2O5)-2 kg lëndë aktive; potas (K2O) - 3 kg lëndë aktive në raport :1.7:1:1.5.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i preshit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëPërse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëPërse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë