Çfarë ndikimi kanë faktorët agroekologjikë, teknologjikë, faktorët e përpunimit, ambalazhimit, depozitimit dhe ekonomikë në cilësinë e vajit?




                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

 

Cilësia e vajit të ullirit varet nga disa faktorë agroekologjikë:

  1. Vendndodhja,
  2. Sasia e ujit,
  3. Kultivari,
  4. Vëllimi i prodhimit,
  5. Infektimi nga sëmundjet e dëmtuesit.
  • Vendndodhja ka elementë përbërës, siç është toka, e cila mund të ketë strukturë të ekuilibruar, me kapacitet të mirë ujëmbajtës, florë e faunë të pasur, përmbajtjen e duhur të lëndës organike.
  • Sasia e ujit të ujitjes dhe mikroklima, ku kjo e fundit duhet të karakterizohet nga mungesa e dimrave të ashpër dhe ngrica të hershme në vjeshtë dhe verëra të gjata, të nxehta e të thata.
  • Kultivari, duhet mbajtur parasysh se cilësia e lartë nuk mund të realizohet me përzierjen e kultivarëve dhe se sasia e cilësia, pra aciditeti dhe aroma, varen shumë nga kultivari.
  • Madhësia e prodhimit, një vëllim prodhimi i madh jep përqindje të ulët vaji për çdo ton prodhim të freskët, në krahasim me prodhimet e ulëta.
  • Dëmtuesit dhe infektimi nga sëmundjet, si miza e ullirit, breshkëzat dhe kërpudhat, kanë ndikim të dukshëm në aciditetin dhe karakteristikat organoleptike të vajit të ullirit.

Faktorët teknologjikë që ndikojnë në cilësinë e vajit të ullirit janë:

  • Praktikat e vjeljes
  • Ruajtja e ullinjve deri në përpunim
  • Vaji cilësor prodhohet në pikën e duhur të maturimit dhe frutat janë të shëndetshëm, pasi si përqindja e vajit edhe aciditeti i ullinjve rritet me maturimin e tyre.
  • Ullinjtë nuk duhet të bien në kontakt me tokën ose të dëmtohen gjatë vjeljes
  • Gjatë vjeljes nuk lejohet përdorimi i substancave kimike.
  • Ullinjtë nuk duhet të lihen shumë kohë përpara presimit
  • Ullinjtë duhet të transportohen në thasë (jo të bërë prej plastike) dhe jo të shtypur ose në kuti me vrima
  • Për të marrë vaj ulliri të cilësisë më të lartë, ulliri duhet të përpunohet në të njëjtën ditë ose maksimumi pas dy ditësh

Faktorët e përpunimit që ndikojnë në cilësinë e vajit, kanë të bëjnë kryesisht me higjienën e impiantit përpunues, i cili duhet të pastrohet sistematikisht dhe tërësisht. 

  • Të gjitha pjesët e impiantit përpunues duhet të jenë prej çeliku të pandryshkshëm dhe ky impiant duhet të operojë në temperatura normale.
  • Gjatë përpunimit duhet të eliminohen gjethet.
  • Ullinjtë duhet të shplahen plotësisht me ujë të pijshëm.
  • Temperatura e ujit nuk duhet të kalojë 30°C.
  • Shtypësit metalike duhet të jenë prej çeliku të pandryshkshëm dhe të operojnë me shpejtësi të ulët.
  • Rrahja duhet të bëhet me shpejtësi të ulët, në temperaturë maksimale 22°C.
  • Gjatë ekstraktimit të vajit ushtrohet trysni, atëherë filtrat nuk duhet të jenë prej plastike dhe duhet të pastrohen plotësisht në intervale të rregullta.
  • Uji i përdorur për centrifugim nuk duhet të tejkalojë temperaturën 26°C dhe duhet të jetë i cilësisë së mirë.
  • Filtrimi, pllakat metalike duhet të pastrohen plotësisht në intervale të rregullta.
  • Në prodhimin e vajit të ullirit organik nuk lejohet përdorimi i enzimave për qëllime ekstraktimi.

Faktorët e ambalazhimit që ndikojnë në cilësinë e vajit, kanë të bëjnë kryesisht me materialin ambalazhues, i cili duhet të jetë i përbërë nga xham i riciklueshëm. 

  • Shishet duhet të jenë me ngjyrë të errët ose jo të ekspozuara ndaj dritës së drejtëpërdrejtë.
  • Ajri në majë duhet të zëvendësohet nga azoti.
  • Ambalazhimi duhet të kryhet në temperaturë 20 - 28°C.
  • Vaji i ullirit duhet të përbëjë minimalisht 90% të vëllimit.

Faktorët e depozitimit që ndikojnë në cilësinë e vajit të ullirit: 

  • Vaji i ullirit duhet të transportohet drejtëpërdrejt pas prodhimit, në depozitat për ruajtje.
  • Depozitat e ruajtjes duhet të jenë prej çeliku të pandryshkshëm dhe të jenë të mbushura plot.
  • Temperatura e dhomës së ruajtjes nuk duhet jetë e lartë.

Faktorët ekonomikë që ndikojnë në cilësinë e vajit janë: 

  • Transporti
  • Ekspozimi i produktit
  • Praktikat e vjeljes

Data e publikimit: 19/04/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Perfekt nga mënyra e të trajtuarit të teknologjisë,shkurtë e sakët

-Sotiraq bizhoti

Artikull shume I mire. Ka informacion te zgjeruar. Komplimente!

-Hyrie Poreshi

Një artikull me shumë vlera praktike, konçiz dhe i qartë.

-Vladimir


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PËRGATITJA E LAKRËS PRANVERORE PËR EKSPORT

Në 5-6 vitet e fundit Shqipëria ka filluar të rrisë eksportin e lakrës pranverore në vendet e Evropës.

Lexo më shumë

PËRGATITJA E DOMATES PËR EKSPORT

Vitet e fundit Shqipëria është bërë vënd faktor në eksportin e perimeve ne Evropë.

Lexo më shumë

Standardet për eksportin e mollëve

Prodhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)

Lexo më shumë

MJALTI DHE VLERAT E TIJ

Përfitimet nga mjalti dhe vlerat e tij ushqyese

Lexo më shumë