Sëmundjet e kastravecit, parandalimi dhe luftimi i tyre




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Cilat janë sëmundjet më të rrezikshme që mund të prekin bimën e kastravecit?
Më poshtë do të gjeni këshilla dhe mënyrat e luftimit të sëmundjeve që prekin kastravecin.

Nematoda e nyjeve rrënjore
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. 

Simptomat e kësaj sëmundje janë:

  • djegie,
  • rrudhosje
  • ç’ngjyrosje e lehtë e bimëve të prekura
  • pjesa e poshtme e gjetheve së bimës mund të marrë një ngjyrim të purpurt.

Një mënyrë tjetër për ta verifikuar është duke kontrolluar sistemin e rrënjëve siç mund ta shohim në figurë. Në të mund të shohim qartë nyjet e shkaktuara nga Nematoda. Përdorimi i fidanëve me nënshartesë, varieteteve rezistente, qarkullimi i kulturave bimore e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda. Përdorimi i nematocideve të ndryshëm është efektiv.

Rrënjët në formë tape (Fuzarioza)
Fuzarioza në kastravec, simptomat fillestare i manifeston gjashtë deri në tetë javë pas mbjelljes. 

Ato janë:

  • zbehje të gjyrës së bimës
  • bllokim i kapilarëve të bimës.

Duke qenë se kjo lloj sëmundje kërpudhore mbijeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet: 

  • dezinfektimi i tokës
  • eleminimi i mbeturinave të bimëve të vjetra.

Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperaturat e ftohta të ajrit dhe temperatura të tokës që variojnë nga 17-20ºC dhe gjithashtu heqja e sqetullorëve krijon plagë në bimë duke e ekspozuar bimën ndaj kësaj sëmundje. 

KONTROLLI I SËMUNDJES:                          

  • Rotacioni i kulturave bimore
  • përdorimi i varieteteve rezistente
  • përdorimi i nënshartesave
  • një program i rreptë i sanitarizimit për objektet, paisjet, mjetet dhe njerëzit

Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Predicur Energy 300 ml për 1000m². Nëqoftëse prekja nga fuzarioza është akoma e lartë, mund të aplikohet i njëjti trajtim me anë të vaditjes me pika.

Virusi i mozaikut të kastravecit (CMV)  
Bimët e kastravecit mund të infektohen me CMV në çdo fazë dhe pasi një bimë të infektohet, virusi përhapet sistematikisht brenda bimës. Simptomat shfaqen nga 7 deri në 14 ditë pas infeksionit dhe ai zhvillohet më shpejt në temperaturat 26-32°C. Sipas figurës së bashkalidhur, shohim që ky virus shfaq njolla jeshile të errëta në gjethet e bimës. Si pasojë e këtij virusi, gjethet deformohen, nyjet e bimës afrohen me njëra-tjetrën dhe lulet shfaqin shenja jo-normale si petale ngjyrë jeshile.  Frutat e prodhuara në bimët e infektuara janë shpesh më të vogla dhe disi të deformuara dhe tregojnë modele mozaiku me njolla jeshile të errët në lëkurë. 

KONTROLLI
Ju mund ta parandaloni këtë virus duke zbatuar këto sugjerime:

Kini parasysh që përdorimi i nënshartesave forcon rezistencën ndaj këij virusi. 

Tripsi
Tripsi është një insekt i cili dëmton bimën e kastravecit duke pickuar frutat, lulet dhe gjethet. Bima mund të humbasë ngjyrë dhe mund të thahet. Shenjat e para janë shirita të argjendtë në gjethe, gjethe dhe fruta të deformuar dhe zhvillim i dobët vegjetativ i bimës.

Mënyrat e parandalimit:

Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambiente me lagështi të lartë. Kjo sëmundje mund të cojë në tharje të parakohshme të gjethes. Ai ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. 

KONTROLLI:

Kalbëzimi i qafës së kërcellit
Kalbëzimi i qafës së kërcellit është një sëmundje kërpudhore i cili shkaktohet nga Pythium. Ai prek kërcellin dhe përçohet tek rrënjët. Nëqoftëse nuk merren masa paraprake dhe nuk ndërhyhet në kohë, rezikohet humbja e bimës.

Shkaktohet nga:

  • Vaditja me tepricë;
  • Mungesa e ajrosjes;
  • Temperaturë mbi 30°C ose nën 5°C;
  • Vaditja me ujëra të ndotur;
  • Toka e infektuar;
  • Plehërimi me tepricë, ul imunitetin bimës.

KONTROLLI

Mënyrat për të kontrrolluar kalbëzimin janë:

  • Dezinfektimi i tokës;
  • Mbajtja e temperaturës së serës në normat e rekomanduara (18-25°C);
  • Menaxhimi i mirë i vaditjes,
  • Kini KUJDES lagështinë e tepërt (mbi 80%);
  • Ajrosje e mirë e serës;
  • Përdorimi i nënshartesave;
  • Spërkatja me pesticide me bazë imidaclopridi;
  • Heqja e barërave të këqija në serë
  • Qarkullimi i kulturave bimore

Vrugu
Vrugu është një nga sëmundjet kërpudhore më të dëmshme tek kastraveci. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulët dhe një cilësi të dobët të frutave. Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra.  Vrugu zhvillohet me shpejtësi nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C. Lagështia ajërore e favorizon shumë këtë sëmundje. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë.

KONTROLLI:
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

  • përdorimi i varieteteve rezistente;
  • përdorimi i nënshartesës;
  • eleminimi i lagështisë së tepër;
  • përdorimi i fungicideve me lëndë aktive fosetil alumini;
  • respektimi i distancave të mbjelljes në mënyrë që bima të ketë hapësirë të nevojshme nga bima në bimë;
  • qarkullimi i kulturave bimore

Virusi i zverdhjes së gjethes (CVYV)
Virusi i zverdhjes së gjethes transmetohet nga krahë-bardha dhe shkakton zverdhjen e gjetheve dhe deri në nxirjen e tyre. Kjo sjell ulje të rendimentit të prodhimit dhe njolla të errëta në lëkurën e frutit. 

KONTROLLI
Ju mund ta kontrolloni këtë virus duke ndjekur këto këshilla:

  • Mbjellja e kultivarëve rezistentë
  • Përdorimi i insekticide
  • Përdorimi i rrjetave anti-insekt,
  • Përdorimi i letrave ngjitëse
  • Përdorimi i ferromeve.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi vjeljen, standardizimin, transportin e kastravecit 

Data e publikimit: 05/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë

VRUGU NË KASTRAVECIN E SERRËS

Vrugu është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës...

Lexo më shumë

CILËT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KASTRAVECIT

Bimët e kastravecit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.

Lexo më shumë

VJELJA DHE AMBALAZHIMI I KASTRAVECAVE

Pse ka rëndësi momenti i vjeljes së kastravecit?

Lexo më shumë