Kur duhet ta mbillni lakrën pranverore?




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Lakra pranverore është një kulturë e re që ka filluar të kultivohet në vendin tonë gjatë pesë viteve të fundit duke arritur 250 ha të mbjellë në sera vetëm në 2020. 

Karakteristika të kësaj lloj lakre janë: 

  1. Pesha 0.8 - 1.5 kg
  2. Cikli i hershëm (60-80 ditë)
  3. Shije më e ëmbël se lakra tradicionale

Këto karakteristika e bëjnë këtë lloj lakre shumë të përshtatshme për eksport. Duke pasur parasysh kushtet klimaterike të Shqipërisë, kultivimi i saj është shtuar nga viti në vit. Duke u bazuar nga kërkesa e tregut të huaj, kjo lakër sugjerohet të mbillet nga fillimi i tetorit e deri në fund të nëntorit, që vjelja të realizohet në janar-mars. 

Lakrat pranverore mund t'i ndajmë në dy grupe në bazë të formës. 

1) Formë të rrumbullakët 

2) Formë me majë

Varietetet më të kërkuara nga pikat e eksportit vijojnë si më poshtë: 

  • Nozomi F1
  • Monalisa F1
  • Anelisa F1
  • Kevin F1
  • Pandion F1
  • Cape Horn F1

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Mbjelljen e fidanit të  lakrës pranverore.

Data e publikimit: 19/04/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Për shëndetje

-Eno ferracaku


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë