Format e kultivimit (format e mbajtjes së kurorës) te molla mund të jenë:
Të detyruara ku përfshihen format:
Në format e detyruara janë edhe sisteme të tjera si ato konike, boshtore, aksiale, etj. Forma të lira ku përfshihen:
Në formën e lirë piramidale përfshihen edhe forma të tjera kultivimi si: piramidale me kate të përmirësuara, piramidale me aks të lirë, kordon vertikal apo i pjerrët, kordon i ngushte apo i gjerë, e shumë të tjera.
Procedura e formimit të kurorës kordon dhe palmetë
Formimi i kurorës realizohet nëpërmjet krasitjes formuese. Në vitin e parë, procedura është e njëjtë për të dy format.
Kujdes! Lastarët e tjerë, në këtë lartësi, nuk këshillohen të hiqen, por të pincohen me qëllim që të mos ulet sipërfaqja foto sintetike, e cila do të ndihmojë në fuqizimin e sistemit rrënjor dhe të bimës në përgjithësi.
Si veprohet më tej për krijimin e formës Kordon dhe Palmetë?
Për krijimin e formës kordon dy lastarët e parë shtrihen horizontalisht dhe lidhen nëpër tela. Ndërsa për krijimin e formës palmetë lastarët lidhen me pjerrësinë e duhur 45-60 gradë. Në të dy rastet lastarët pincohen me qëllim stimulimin e diferencimit të sythave vegjetative dhe shpërthimin e lastarëve të rinj që do të jenë dhe degëzat e ardhshme të cilat do të shërbejnë për formimin e degëzave dhe diferencimin e sythave frutore.
Lastari më në majë lihet i lirë dhe drejtohet me anë të një huri/kallami mbështetës vertikalisht drejtë ose lidhet me telin kur është vendosur sistemi mbështetës. Kështu kemi krijuar katin e parë të kordonit apo palmetës.
Gjatë krasitjes dimërore ky i fundit (lastari i lënë drejt si udhëheqës) pritet përsëri në lartësinë 50 cm. Nga lastarët që shpërthejnë përzgjidhen (ashtu si për katin e parë) edhe 3 lastarë të tjerë për formimin e katit të dytë të spalierës (kordonit) apo të palmetës. Pra ndryshim në mes të dy formave është vetëm tek pozicionimi i degëve skeletore, tek forma kordon ato shtrihen në kënd të drejtë kurse tek forma palmetë pozicionohen në kënd 45 – 60 gradë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Krasitjen tek molla
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Në zonat fushore rekomandohen të dyja format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore.
Lexo më shumë