Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Në vendin tonë kultivohet gjërësisht, por në sipërfaqe të vogla kultivari “Groso di Napoli”, i cili formon bulb të bardhë, të madh, mishtor e të shijshëm.
Mund të kultivohen me sukses edhe kultivarët si “Romy”, “CLX4303” dhe “Atos” që dallohen për prodhimtari të lartë, bulb të bardhë, të madh, mishtor e me prani të ulët fibre.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË FINOK, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË TIJ:
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë ?
Finoku mund të kultivohet, gjatë pranverës ose në periudhën vjeshtë-dimër. Për të marrë prodhim në periudhën, nga fundi i tetorit deri në fund të prillit apo fillimin e majit, fara mbillet duke filluar, në fund të muajit korrik e në vazhdim, deri në tetor. Për të marrë prodhim në verë-vjeshtë, fara mbillet në mars-prill, në varësi të kushteve klimatike të zonës, kurse për prodhim të vonët pranveror, mbjellja kryhet me fidan të përgatitur në mjedise të mbrojtura. Fara mbillet në fund të janarit dhe në ditët e para të shkurtit, në tava polisteroli.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Distancat më të rekomanduara të mbjelljes së finokut janë në rreshta 45-60 cm dhe midis bimëve në rresht 15-20 cm duke siguruar një dendësi 10-15 bimë/m².
Në mbjelljet me fidanë, më parë mbillet fara në farishte, në varësi të kultivarëve 5-10 g/ m². Fifdanët me 4-6 gjethe dhe peshë mesatare 35-50 g, janë gati pas 40-50 ditë nga mbjellja e farës.
Në mbjelljet drejtpërsëdrejt me farë nevojiten rreth 0.5-0.8 kg/dyn farë.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për finokun në fushë?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për finokun kanë të bëjnë kryesisht me luftimin e barërave të këqija, i cili mund të bëhet me prashitje ose duke përdorur herbicide, para mbjelljes së farës, kur herbicidi duhet të përmbyset gjatë përgatitjes së tokës ose pas mbirjes, në fazën e tre gjetheve.
Shërbime të dobishme rezultojnë dhe;
CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E FINOKUT NË FUSHË TË HAPUR?
Bimët e finokut preken nga disa sëmundje e dëmtues si, Vrugu, Kalbëzimi i qafës, Antraknoza, Bakterioza si dhe dëmtuesit si afidet, fluturat e natës etj.
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Menaxhimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve tek finoku ka të bëjë shumë me zbatimin e masave agroteknike si:
Për sa i përket luftës kimike duhet të bëhet me kujdes dhe të ngelet si masa e fundit në rradhë. Kundra vrugut përdoren preparate me bazë bakri. Afidet luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik.
VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË FINOKUT
Periudha bimore, në mbjelljet verore me farë, ndryshon nga 80 ditë për kultivarët e hershëm, 130 ditë për të mesmit dhe 180 ditë për kultivarët e vonë.
Mbjelljet e vonuara ndikojnë dukshëm në vonesë në rritje të bulbeve. Nëse për të prodhuar bulbe me peshë 700g në mbjelljet e gushtit duhen rreth 130 ditë, në mbjelljet e tetorit duhen 190 ditë. Vjelja kryhet në ditë të thata. Shkulet bima, pastrohen rrënjët dhe priten gjethet rreth 15 cm mbi bulb.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse finoku meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë