Finoku është një perime që kultivohet kryesisht për prodhim kërcelli (bulbi) dhe bishtash mishtor. Mund të jetë i pranishëm në treg gjatë gjithë vitit, por më e madhe është kërkesa gjatë periudhës së vjeshtës, dimrit dhe pranverës.
Përse finoku meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e finokut për klimën, tokën dhe parabimën?
Finoku është një kulturë që u duron mirë temperaturave relativisht të ulta, madje ka kultivarë që durojnë deri në disa gradë nën zero.
Në cilat toka shkon më mirë finoku?
Finoku pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike me pH 5.5-6.8.
Nuk pëlqen tokat ranore, sepse e pjekin shpejt prodhimin dhe as tokat e rënda, sepse pengojnëtrashjen e “bulbit”, duke ulur cilësinë e prodhimit
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë finokut?
Finoku mund të mbillet pas çdo parabime, por pëlqehen të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik. Zakonisht mbillet pas grurit.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e finokut ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e finokut duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të finokut me rëndësi për prodhimin është përdorimi i plehut organik të shpërbërë mirë, në sasinë 300kv/ha, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës, së bashku me 50 kg/ha N, 200 kg/ha P2O5, dhe 150 kg/ha K2O. Gjatë periudhës bimore, sipas gjendjes së bimëve, kryhen 2-3 nitratime, duke përdorur rreth 100-120 kg/ha azot(N).
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek finoku?
Kërkesat e finokut ndaj lëndëve ushqyese nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim, bimët tërheqin nga toka rreth 0.23 kg azot(N), 0.04 kg fosfor (P2O5) dhe 0.38 kg potas (K2O). Për një prodhim prej 300kv/ha “bulba” përvetëson 180-250 kg/ha N, 100-150 kg/ha P2O5 dhe 100-150 kg/ha K2O.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i finokut.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë