Vitet e fundit, konsumatori është gjithmonë e më shumë i ndërgjegjësuar për problemet që shkaktojnë mbetjet e pesticideve tek frutat dhe perimet. Duke u nisur nga kjo situatë, prodhuesit po orientohen drejt përdorimit të metodave që nuk lënë mbetje. Në ndihmë të tyre janë metodat e reja të luftimit të sëmundjeve, siç janë kontrolli biologjik i insekteve dëmtues, përdorimi i kurtheve dhe i ferromoneve. Një avantazh tjetër i këtyre metodave, është se agjentët dëmtues nuk arrijnë të krijojnë imunitet, siç ndodh në rastin e trajtimit me preparate kimike.
Çfarë është kontrolli biologjik në bujqësi?
Kontrrolli biologjik ose i njohur ndryshe si lufta biologjike, është aplikimi i organizmave të gjallë për luftimin e agjentëve dëmtues. Organizmat të cilat realizojnë luftën biologjike, i ndajmë në:
INSEKTET DHE MERIMANGAT GRABITQARE (BENIFICIALE)
KUJDES! RRETHONI SERRËN ME RRJETË ANTI-INSEKT PËR TË EVITUAR ARRATISJEN E INSEKTEVE BENIFICIALE.
Macrolophus pygmaeus
Ky insekt është efiçent ndaj krahëbardhës (Bemisia and Trialeurodes) dhe Tuta Absoluta në domate, spec dhe patëllxhan. Gjithashtu shënjestron merimangat dhe afidet. Mbani parasysh që ky insekt duhet vendosur në bimë, përpara infektimit, si masë parandaluese.
Phytoseiulus persimilis
Ky insekt përdoret për luftimin e merimangës së kuqe në të gjitha llojet e perimeve që kultivohen në Shqipëri. Që të jetë sa më efektiv, duhet bërë aplikimi në momentet e para të infektimit. Ai realizon eleminimin e plotë të kolonive të merimangave të kuqe, duke konsumuar vezët e tyre.
Adalia bipunctata (Nusepashka)
Nushepashka me dy pika përdoret për luftimin e afideve tek speci, patëllxhani, kstraveci, shalqiri dhe pjepri. Aplikimi i këtij insekti bëhet në momentin e parë të shfaqjes së afideve, duke depozituar laravt e nusepashkës në zonën e infektuar. Veçantia e këtij insekti ëshë aftësia për të eleminuar afidet në një kohë shumë të shkurtër.
Typhlodromips swirskii
Ky insekt lufton tripsin dhe krahbardhën në bimën e specit, kastravecit, patëllxhanit dhe luleshtrydhes, duke konsumuar larvat e tyre. Ai përshtatet mirë në temperature të larta. Duhet aplikuar në fillimet e infeksionit.
BIO PESTICIDET
Paecilomyces fumosoroseus
Kërpurdha Paecilomyces fumosoroseus përdoret për luftimin e krahbardhës në domate, spec dhe kastravec. Ai e infekton krahbardhën në të gjitha fazat e saj, duke e shkatërruar atë. Ky pesticid vjen në formë të lëngët dhe në paketime të ndryshme. Aplikim kryhet me anë të spërkatjes në dozën 100gr/litër. Për popullata të rritura sygjerohet spërkatja me 2000-3000 litra/ha dhe 1000 litra/ha në fazat e para.
KUJDES! Uji në të cilin hidhet biopesticide duhet të jetë max 18 gradë cekcius dhe me pH 4-7.
Efektet maksimale jepen në bashkëpunim me beneficialët Macrolophus dhe letrat ngjitëse të verdha. Produkti i rekomanduar është PREFERAL WG.
Bacillus thuringiensis var. aizawai
Bakteri Bacillus thuringiensis var. aizawai përdoret për luftimin e vemjeve në domate, spec dhe kastravec. Ky bakter infekton agjentin dëmtues dhe e asgjeson atë pas 2-5 ditësh. Aplikimi kryhet në fazat e para të infeksionit. Doza e rekomanduar është 0.5 kg/ha. Përzihet me ujë deri sa të tretet dhe aplikohet në bimë. Produkti i rekomanduar është XenTari® WG.
KURTHET DHE FERROMONET
LETRAT NGJITËSE
Kjo metodë konsiston në rrethimin e serrës ose në vendosjen e tyre mes-rreshtave të serrës të një letër ngjitëse, e cila vjen në ngjyra të ndryshme (në varësi të ngjyrës, ndikohet dhe agjenti dëmtues) dhe tërheq insektin dhe lënda ngjitëse që ato kanë, bën që ky i fundit të ngecë. Kjo metodë përdoret për kontrollin dhe evidentimin e popullatave të dëmtuesve. Këto letra, e ruajnë efektin për shumë muaj.
FERROMONE PËR TUTA ABSOLUTA
Materiale gome të cilat përmbajnë aromë specifike për të tërhequr meshkujt e Tuta Absoluta-s. Ato vendosen pranë një ene sipas fotos ilustruese më poshtë, të mbushur me vaj. Duke u tërhequr nga aroma e ferromonit, meshkujt fluturojnë në afërsi të grackës dhe ngecin në vaj. Kështu ulet popullata dhe ndalohet shumimi. Këshillohet që serra të jetë e rrethuar me letër ngjitëse të zezë.
FERROMONE PËR TRIPSIN
Materiale gome të cilat përmbajnë aromë specifike për të tërhequr meshkujt dhe femrat e Trips-it. Ato vendosen në serrë dhe ekspozon tripsin ndaj grabitqarëve të tij natyral. Këshillohet që serra të jetë e rrethuar me letër ngjitëse blu dhe të aplikohen insektet beneficiale kundër tripsit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë