Toka duhet punuar herët dhe në thellësinë 35-40 cm. Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë.
Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes.
Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4-7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit në të.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike 50-70 kv/dy dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.
Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.
Sasia dhe raporti i plehërimit Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek lakra?
Duhet patur parasysh se:
Për 10 kv prodhim të freskët të lakrës, kërkohen1.3 kg P2O5, 4.3 Kg K2O, dhe 3.6 kg N të shprehura në lëndë aktive. Raporti N:P:K është 2.8 : 1 : 3.3.
Plehërimi organik ndikon shumë për mirë në kultivimin e lakrës.
Plehërat azotike duhet të hidhen në 2-3 duar gjatë vegjetacionit.
Për t’u orientuar më mirë me dozat dhe mënyrën e plehërimit të lakrës, për lloje të ndryshme plehërash, duhet të orientohemi në këto të dhëna: Për plehun organik: Duhet përdorur 0.7 kv pleh organik/ha për çdo 1 kv prodhim lakre.
Për elementin N;
Në toka të varfëra me përmbajtje të N deri në 0.1%,duhet të përdoren rreth 90 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv/ha nitrat amoni;
Në toka të mesme me përmbajtje të N nga 0.1 - 0.12 %, duhet të përdoren rreth 70 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv/ha nitrat amoni;
Në toka të pasura me përmbajtje të N mbi 0.16 %, duhet të përdoren rreth 40 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 1,5 kv/ha nitrat amoni;
Për elementin P2O5:
Në toka të varfëra me përmbajtje të P2O5 deri në 1 mg/100gr tokë, duhet të përdoren 50 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 4 kv /ha superfosfat;
Në toka të mesme me përmbajtje të P2O5 nga1 deri në 2 mg/100gr tokë, duhet të përdoren 40 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv/ha superfosfat;
Në toka të pasura dhe me përmbajtje të P2O5 mbi2 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren 30 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv /ha superfosfat.
Për elementin K2O:
Në toka të varfëra me përmbajtje të K2O derinë 8 mg/100 gr tokë, duhettë përdoren 140 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv /ha sulfat potasi;
Në toka të mesme me përmbajtje të K2O nga 8 deri në 15 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren 100 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv /ha sulfat potasi;
Në toka të pasura, me mbi 15 mg K2O për 100 gr tokë, nuk është nevoja për plehërime me elementin potas.
Cila është struktura varietore e rekomanduar? Kultivarët e lakrës më të përshtatshëm për kultivim në vendin tonë janë:
Lakrat me kokë të kuqe
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Lakrës dhe si bëhet përgatitja e fidanit tё lakrёs për mbjellje?
Lakra mund tё mbillet drejtpёrdrejtё me farё ose me fidanё tё parapёrgatitur qё ёshtё mёnyra mё e mirё.
Fidanёt pёrgatiten nё vllaja tradicionale ose nё tava polisteroli.
Për të patur një mbirje sa më energjike, duhet që fara të vendoset në thellësinë rreth 2 cm në substratin e mbjelljes. Fara hidhet në shtretër të përgatitur dhe të punuar e të plehëruar mirë me plehëra ogano-minerale me qëllim që fara të gjejë një shtrat të shkrifët për mbirje.
Për çdo dynym lakёr, duhet të mbillen 15 - 20 m²farishte.
Për çdo m² duhet të hidhen 2.5 - 3 gr farë. Pas mbjelljes bëhen rreth 2 ujitje në ditë derisa farërat të mbijnë.
Më pas ujitjet bëhen sipas nevojave mjafton që në tokë të ketë lagështirë të mjaftueshme.
Ushqimi plotësues bëhet në 3 duar.
Dora e parë realizohet në fazën e dy gjetheve të vërteta;
E dyta në fazën e 4 gjetheve.
E treta bëhet në 10 ditë para se fidani të dali në fushë.
Dozat e pёrdorimit tё plehërave pёr farishten e lakrёs sipas duarve në azot(N): fosfor(P): potas(K) në gram fizik duhet të jenë:
E para në raportin 20 : 40 : 10 gr për 10 litra ujë;
E dyta në raportin 30:60:20 gr për 10 litra ujë;
E treta në raportin 20 : 40 : 60 gr për 10 litra ujë.
Pas cdo rast tё plehёrimit duhet të realizohet shplarja me ujë të rrjedhshëm.
Në moshën 35 - 45 ditëshe nё pranverё-verё dhe 60 ditё nё stinёn e dimrit, fidani duhet të mbillet në vendin e përhershëm.
Fidanёt e lakrёs janё tё gatshёm pёr t’u mbjellё nё fushё kur tё kenё formuar 4-6 gjethe tё vёrteta dhe gjatёsi 15-20 cm.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes sё lakrёs ?
Distancat më të rekomanduara janë: 60 - 70 x 30 - 40 cm. Në këtë mënyrë sigurohen 2.5 - 7 mijë bimë për dynym;
Dendësia më e madhe realizohet për kultivarët e hershëm të cilët zhvillojnë masë bimore më të vogël;
Zakonisht largёsitё e mbjelljes nё fushё tё lakrёs, ndryshojnё nё varёsi tё kultivarёve, periudhёs sё mbjelljes dhe asaj tё vjeljes;
Lakra nuk mund të mbillet në të njëjtën tokë për dy vjet rresht pas të njëjtës bimë të familjes kryqore;
Kujtesë! 1-2 ditëpara mbjelljes, bëhet paraujitja e ngastrësduke futur ujin në brazda.
Pse bëhet kjo?
Sepse një masë e tillë ndikon pozitivisht në koefiçientin e zënies së fidanëve.
Mbjellja bëhet sipas brazdave të hapura dhe mbillen me dorë me anë të kunjit për sipërfaqe të vogla ose me makinë mbjellëse fidanash.
Pas mbjelljes bëhet ujitja për zënie e kështu synohet të mbahet një regjim lagështire të mjaftueshme në tokë.
Pas 4-5 ditëve bëhet kontrolli për zënie dhe bëhen zëvendësimet e nevojshme.
Mbjellja e fidanëve duhet të bëhet herët në mëngjes ose pasdite vonë në orët më pak të nxehta të ditës.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për lakrën?
Shërbimet agroteknike për lakrën kokë konsistojnë në ujitjet, prashitjet dhe plehërimet plotësuese.
Ujitjet në vegjetacion bëhen sipas nevojave, zakonisht në çdo 15-20 ditë.
Kujdes! Gjatë ujitjeve duhet që në ngastër të mos krijohen pellgje e vatra ujëmbajtëse, ndërsa gjatë vjeshtës dhe dimrit duhet të mbahet në gadishmëri të plotë sistemi i kullimit.
Kujdes i veçantë i duhet kushtuar shkriftërimit të tokave dhe luftimit të barërave të këqija.
Plehërimet gjatë periudhës bimore kryhen me kujdes, në kohë e pa teprime.
Plehërimet azotike përdoren në 2-3 duar;
E paranë prashitjen 7-8 ditë mbas mbjelljes së fidanit.
E dyta 15-20 ditë pas të parës.
E treta një muaj më vonë.
Masë teknike me interes dhe rëndësi është mbathja e bimëve të lakrësmbas mbjelljes së fidanëve në fushë dhe rrënjëzimit të tyre.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet e lakrës, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.